E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votohet struktura e re e ERU-së

• Kuvendi miratoi të enjten, projektvendimin "Mbi miratimin e kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Ujit".Projekt-struktura mbështetet në strukturën aktuale të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe perspektiven e këtij sektori. Kjo strukturë i jep mundësinë ERU-së të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e përcaktuara në ligjin përkatës. Enti Rregullator i Ujit përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë të komisionit, kompetencat dhe funksionet e të cilëve janë përcaktuar në ligjin "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura". Në fillim të seancës, deputetët trajtuan probleme të ndryshme të zonave elektorale, që lidhen me infrastrukturën, bujqësinë, gjendjen civile etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›