Kuvendi miraton konventën për avionët
• Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje në seancë plenare ligjin "Për aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen për tregtinë me avionët civilë".Aderimi në marrëveshjen për tregtinë me avionët civilë synon realizimin e objektivit të krijimit dhe të zhvillimit të një sistemi të bashkërenduar të industrisë ndërkombëtare të aviacionit, bazuar në parimet e lirisë maksimale, në tregtinë globale të avionëve civilë, pjesëve dhe pajisjeve të tyre përkatëse, në krijimin e kushteve të nevojshme për përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor. Kjo është një marrëveshje shumëpalëshe, ku kanë aderuar 30 vende anëtare të OBT-së. Me këtë marrëveshje synohet liberalizimi i tregut të avionëve civilë në Shqipëri. Gjithashtu u miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.