Voton Presidenti Topi: Zgjedhjet e qeta, shumë të rëndësishme
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka votuar sot paradite në shkollën "Servete Maci" në kryeqytet me bashkeshorten Teuta Topi dhe dy vajzat e tij.
Ne apelin drejtuar qytetareve, kreu i shtetit ka dëguar një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke thënë se sot është një dite ku të gjithë janë fokusuar tek zgjedhjet. "Eshte momenti me domethenes dhe duhet thene se jane zgjedhje shume te rendesishme per Shqiperine qe do t'i hapin vendit rrugen per ne BE", deklaroi Topi.