E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja 101 paralelizmat e Edi Ramës me Adolf Hitlerin

Nëse do të ndiqet tradita e Plutarkut e shkrimit të jetëve paralele, atëherë paralelja më e përshtatshme për Edi Ramën mund të vihet me Adolf Hitlerin. Paralelizmat mes të dyve janë çuditërisht të shumta...
1) Edi Rama, ashtu si Hitleri provoi të bëhet piktor dhe të dy dështuan në këtë gjë. Hitleri dështoi që në konkursin për tu pranuar si student në shkollën e lartë të arteve në Vjenë, ndërsa Edi Rama nuk pësoi fatkeqësinë e Hitlerit vetëm se babai i Edi Ramës, Kristaq Rama ishte një nga padronët e artit të realizmit socialist, si njeri i besuar i regjimit komunist në këtë fushë, dhe që mbante poste partiake (Komiteti Qendror i PPSH) dhe shtetërore (Kuvendi Popullor-parlament), si dhe për faktin se Edi Rama ishte nipi (nga nëna) i një anëtari të Byrosë Politike (Spiro Koleka).
2) Rama, ashtu si Hitleri, pasi dështoi në pikturën tradicionale, së cilës iu përkushtua, u paraqit si ithtar i rrymave të reja në pikturë (Rama i Kandinskit), ku edhe një piktor mediokër mund të pretendonte se po bënte art (Hitleri për një periudhë të shkurtër para se ti kushtohej tërësisht politikës), ndërsa Rama vazhdon ta bëjë këtë gjë edhe pasi u bë kryetar i PS, duke hapur në vitin 2006 ekspozitën «Hartat e mendjes», që është një ushtrim kryeneç i talentit të munguar, që kamuflohet me modernizmin, në ushtrimin e të cilit çdo amator mund të pretendojë të jetë piktor.
3) Rama ngjan me Hitlerin edhe në shkurtimin e emrit të përdorur prej tyre. Rama përdor si shkurtim të emrit të vet «Edvin» atë «Edi», ndërsa Hitleri përdorte si shkurtim të emrit të vet «Adolf» atë «Adi».
4) Të dyve në fillim iu kërkua nga babai që të ndjekin karrierën e tij, Hitleri atë të doganierit që ishte profesioni i të atit, ndërsa Edi Rama atë të skulptorit, që ishte profesioni i të atit.
5) Të dy, si Hitleri ashtu dhe Edi Rama, e hodhën poshtë me përbuzje këtë dëshirë të prindërve, por derisa Hitleri e kundërshtoi për sens artistik, Edi Rama e kundërshtoi se i dukej e lodhshme puna e skulptorit, ndaj zgjodhi të bënte piktorin, vetëm për të marrë një profesion të lehtë në kohën e komunizmit.
6) Rama, ashtu si Hitleri, e braktisi shkollën në vitet e shkollës së mesme (kuriozisht në moshën 16 vjeç si Hitleri), për tu larguar nga shtëpia, por derisa Hitleri nuk u kthye më në shkollë pasi i ati i kishte vdekur dhe nuk kishte se kush ta detyronte, Edi Rama u kthye pas disa javësh falë ndërhyrjes së të atit të pushtetshëm.
7) Rama, ashtu si Hitleri, që kur ishte ushtar u bë spiun i shërbimit sekret, duke spiunuar shokët e vet, kur ishte ende gjimnazist u bë spiun i Sigurimit të Shtetit për të spiunuar shokët e vet me metodën e provokatorit, duke u hequr si jokonformist ekstravagant për të fituar besimin e tyre. Rama në kohën e komunizmit kishte namin e një jokomformisti bohem, por ishte një jokomformist me licencë sigurimse.
8) Hitleri kur ishte ushtar në Luftën e Parë Botërore, dilte vullnetar për të shkuar në zbulim; Rama në kohën e komunizmit, kur ishte student dhe bënte stërvitjen ushtarake nga e cila do të dilte oficer rezervë, sipas këshillës së të atit, doli vullnetar për të shkuar në zbulim, gjë që iu pranua, duke u bërë kështu oficer rezervë i Sigurimit të Shtetit.
9) Rama, ashtu si Hitleri ka punuar bojaxhi në Mynih, në vitet 1991-1994, kur jetoi me ndërprerje në këtë qytet.
10) Të dy iu drejtuan politikës pasi dështuan në atë sfidë për të cilën besuan se kishin talent, artin.
11) Të dy e panë hyrjen në politikë si kompensim për mospërmbushjen e sensit të tyre të supozuar artistik në karrierën si artistë dhe për këtë të dy e estetizuan politikën në mënyrë ekstravagante.
12) Të dy para se të hynin në politikë bën pjesë në një shoqatë konspirative të financuar nga biznesmenë të mëdhenj, që kërkonte të influenconte politikën, duke ngritur në krye të saj një elitë të caktuar, të përcaktuar racialisht. Adolf Hitleri në Shoqërinë «Thule», që kërkonte një politikë gjermane të dominuar nga njerëz me identitet dhe me ideale të pastra ariane, ndërsa Edi Rama në Fondacionin «SOROS», që kërkon që politika shqiptare të dominohet nga një elitë kriptohebreje.
13) Të dy para se të hynin në politikë bënë jetë boheme, por në nivelet më të ulëta të shoqërisë, duke u përzierë me llumin e saj, Hitleri në Vjenë dhe Rama në Paris. Përshkrimi që Fatos Nano i bëri Edi Ramës në gjendjen në të cilën e gjeti në Paris në 1998 (me thonj të zinj të paprerë), i përshtatet portretit të Hitlerit në Vjenë para Luftës së Parë Botërore.
14) Të dy deshën të krijojnë partinë e tyre (Edi Rama e shpreh tërthorazi këtë në librin «Refleksione», 1992), por të dy u urdhëruan nga puppet master të tyre, Hitleri nga Reichsëehr (ushtarakët) dhe Edi Rama nga SOROS, që ti bashkohen një partie që tashmë ekzistonte, Hitleri Partisë Punëtore, ndërsa Rama Partisë Socialiste.
15) Të dy kanë qenë të bashkuar me lëvizje politike të së djathtës, duke qenë misionarë të infiltruar nga krahu tjetër. Hitleri ka qenë përzier me Republikën Sovjetike të Bavarisë (ka prova se ai ka qenë pjesëmarrës në varrimin e kreut komunist të kësaj republike Kurt Eisner), ndërsa Edi Rama në fillimet e pluralizmit u bashkua me të djathtën, me Partinë Demokratike, madje me Ballin Kombëtar, duke marrë takime jashtë vendit me kreun e kësaj partie Abaz Ermenjin, si dhe duke shkruar në 1991 një manifest antikomunist nga pikëpamja e së djathtës ekstreme, të publikuar në librin «Refleksione», 1991, f. 179-185, ndërsa në 1997 Rama u bë anëtar themelues i partisë së Dashamir Shehit, «Lëvizja për demokraci», që pretendonte të ishte e djathta e re shqiptare.
16) Hitleri u angazhua në lëvizjet politike të së djathtës si agjent dhe spiun i shërbimit sekret të Reichsëehr (ushtrisë) dhe duket se i të njëjtit lloj është dhe angazhimi i Ramës në lëvizjet politike të së djathtës, në 1990-1991, pra si oficer rezervë i Sigurimit të Shtetit, që u mobilizua për të kryer një mision.
17)Ashtu si Hitleri, që kur u bë politikan i rëndësishëm filloi të zhdukte disa shkrime të vetat të hershme kompromentuese (në mbështetje të Republikës Sovjetike të Bavarisë të vitit 1919), edhe Edi Rama ka filluar gjuetinë për të zhdukur çdo kopje që mund ti bjerë në dorë të librit të vet «Refleksione», ku hedh poshtë të gjitha ato vlera që sot i propagandon, dhe ku atë që për PS-në është zyrtarisht Lufta Nacional-Çlirimtare, Edi Rama e quan si Luftë Civile të përgjakshme, shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga jugosllavët. Enver Hoxha përmendet me emër si përgjegjësi kryesor për luftën civile, me synim marrjen e pushtetit. Edi Rama shkruan: «Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, Refleksione, Shtëpia botuese «Albania», Tiranë 1992, f. 180-181), ndërsa ata që për PS-në që sot e drejton Edi Rama janë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në nder të të cilëve Edi Rama ve kurora me lule çdo 5 maj dhe 29 nëntor, quhen: mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltukëve. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, Refleksione, Shtëpia botuese Albania, Tiranë 1992, f. 7)
18) Të dy u katapultuan në një parti të majtë, Hitleri në Partinë Punëtore Gjermane dhe Edi Rama në Partinë Socialiste, nga qendra të fuqishme jashtëpartiake.
19) Të dy pastaj morën në dorë kontrollin e partisë duke luftuar liderin e saj që i kishte afruar dhe mbështetur: Adolf Hitleri Anton Drekslerin, ndërsa Edi Rama Fatos Nanon.
20) Të dy kanë braktisur dhe eliminuar në një mënyrë apo në një tjetër miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, që u shërbyen në ngritjen e tyre, Hitleri Drexlerin, Remin, ndërsa Edi Rama Fatos Lubonjën, Ben Blushin (po punon për ta mënjanuar) etj.
21) Të dy, Hitleri dhe Rama, u bënë liderë të një rryme politike, duke qenë me origjinë jashtë zonës tradicionale të saj; Hitleri u bë lider i nacionalizmit gjerman, duke mos qenë nga Prusia, zona tradicionale e nacionalizmit gjerman, ndërsa Rama u bë lider i së majtës shq

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›