PD mbyll fushatën, miting madhështor në sheshin Skënderbej
Berisha: Uragani i fitores është shndërruar në detin blu të fitores sonë
Partia Demokratike ka mbyllur fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, në sheshin Skënderbej, në praninë e mijëra simpatizantëve të saj. Mbyllja e kësaj fushate nga PD, është zhvilluar në praninë e mijëra simpatizantëve dhe mbështetësve të PD, të cilët e kishin kthyer sheshin në një fushë blu. Në podiumin e fushatës së PD u ngjitën të 140 kandidatët e saj, të cilët do të përfaqësojnë këtë parti në 28 qershor, ku përshëndetën vetëm kryesuesit e listave në qarqe. Gjithashtu mitingun e përshëndeti dhe presidenti i Partive Popullore Evropiane Vilfred Martens i cili u ngjit në podium i shoqëruar nga kryeministri Sali Berisha, njëherësh dhe lideri i PD.Berisha gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtuar pjesëmarrësve në mitingje cilësoi këtë mbyllje fushate si kurorën madhështore të fitores së merituar të demokratëve. Ai ju bëri thirrje të gjithë të pranishmëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë që në 28 qershor të bashkohen me projektin e Shqipërisë evropiane. Uragani i fitores është shndërruar në detin blu të fitores sonë, uragani i fitores që vërshon në të katër e anët e këtij vendi, në zemrat dhe shpirtin e shqiptarëve vjen sot në Tiranën blu, në Tiranën e fitores. Si të votojë Tirana do të votojë Shqipëria, si të fitojë Tirana do të fitojë Shqipëria", tha Berisha. Duke u ndalur te fushata elektorale e PD, Berisha vuri në dukje se për herë të parë ka komunikuar me 1 milionë e 700 mijë shqiptarë me mesazhe, telefonata dhe e-maile, dhe u shprehu mirënjohje të gjithë personave të cilëve ju kishte dërguar sms në telefona dhe në e-maile, për kohën që këta i kishin kushtuar, dhe për sms që disa prej këtyre personave i kishin dërguar duke i uruar fitoren dhe duke i dhënë mendime konkrete. Berisha renditi sukseset e qeverisë në 4 vite, që, sipas tij i vërtetuan mbarë shqiptarëve dhe botës se ëndrrat e shqiptarëve PD di ti bëjë realitet. "Sot mblidhemi në këtë shesh si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s. Ne së bashku ëndërruam Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe sot Kosova është e pavarur, ëndrra jonë është realitet", deklaroi Berisha. Ai tha se gjatë gjithë këtyre viteve populli shqiptar dhe ai i Kosovës kishin vetëm një ëndërr atë të bashkimit të kombit dhe se PD në këtë katër vjeçar arriti që ta bëjë realitet këtë ëndërr të madhe duke ndërtuar një nga veprat më të mëdha dhe më të bukura të vendit siç ishte rruga Durrës-Kukës. Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria ia doli të rrëzojë me vlerësime pozitive të gjitha lajmet dhe kronikat e zeza që mbushnin 4 vite më parë mediat evropiane dhe botërore. Shqipëria u rendit si vendi me rritjen më të madhe ekonomike në Evropë, vendi u rendit i dyti në botë për klimën e biznesit", theksoi Berisha. Ndërsa deklaroi se gjatë katër viteve ai dhe qeveria e tij arritën që të nxjerrin nga varfëria 400 mijë familje, dyfishuan rrogat dhe pensionet gjithashtu krijuan dhe 80 mijë vende të reja pune. "Ne ndërtuam 6 mijë km rrugë dhe i faktuam shqiptarëve dhe botës se ky vend ka gjithë potencialin për të bërë të pamundurën të mundur, me korridorin e kombit. Ndaj dhe sot ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohen për të bërë realitet ëndrrën tjetër më të bukur të shqiptarëve, që nga rilindja kombëtare deri më sot, Shqipërinë zonjë mes kombeve të Evropës", shtoi Berisha. Gjithashtu ai premtoi se në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së ti rrogat dhe pensionet do të vazhdojnë të rritem për të parakaluar 6 vende anëtare të Bashkimit Evropa, dhe i ftoi të gjithë shqiptarët që ti bashkohen Shqipërisë evropiane për ndërtimin e rrugës së Arbrit dhe të aksit të Jugut, duke shtuar se një ndihmë të madhe do të japë edhe një ndihmë të madhe për fermerët dhe bujqësinë në Shqipëri.
**********************************************************************
Martens: Ne mbështesim PD dhe Berishën në këtë fushatë elektorale
Presidenti i Partive Popullore Evropiane Vilfred Martens ka ardhur në Tiranë një ditë përpara heshtjes elektorale për të mbështetur Partinë Demokratike në mitingun mbyllës të saj në sheshin Skënderbe. Martens u shpreh se ka ardhur në Tiranë si përfaqësues dhe drejtues i PPE, për të mbështetur Partinë Demokratike dhe liderin e saj Berisha në këtë fushatë elektorale. Kam ardhur këtu për ta mbështetur atë, në këtë fushatë zgjedhore sepse ajo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit, për të patur një kryeministër dinamik dhe një qeveri dinamike dhe për të përgatitur të ardhmen evropiane të Shqipërisë, si një pol të stabilitetit në të gjithë rajonin. Edhe njëherë unë jam i bindur se Shqipëria duhet te bëhet anëtare e BE. Dhe një nga rezultatet kryesore të kryeministrit Berisha është se ai hapi dhe realizoi perspektiven evropiane dhe antlantiste të Shqipërisë, u shpreh Martens. Ai u shpreh se e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 1993 dhe se shikon një ndryshim të madh duke bërë krahasim me atë periudhë, dhe sipas tij këto kanë ardhur sipas punës së bërë nga kryeministri Berisha dhe qeveria demokratike që kanë qeverisur gjatë këtij katër vjeçari. Gjithashtu Martens deklaroi se PPE do të mbështesë kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për të realizuar liberalizimin e vizave dhe për ta mbështetur atë që dhe Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Martens u shpreh se Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Berisha dhe të qeverisë së tij arriti që të bëhej pjesë e NATO, dhe arriti që të nënshkruaj marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE. Ne konstatuam një progres shumë të madh për sa i përket fushës sociale dhe fushës ekonomike. Tashmë Shqipëria ka një buxhet të stabilizuar dhe ka krijuar një infrastrukturë të re për Shqipërinë. Për këtë arsye ne si parti popullore evropiane do ta mbështesim atë në këtë fushatë. Siç e dini Partia Popullore Evropiane është partia politike më e madhe dhe grupi politik më i madh, në parlamentin evropian. Ai tha se ai ka parë në Shqipëri ndryshime rrënjësore dhe se tashmë Shqipëria ka një buxhet të stabilizuar dhe një infrastrukturë moderne dhe modernizuar, kjo është dhe arsyeja që PPE do të vazhdojë të mbështesë Partinë Demokratike dhe liderin Berisha edhe në reformat e tjera që do të ndërmarrë kjo qeveri në ngritjen në nivele akoma dhe më të larta të nivelit ekonomik dhe politik për Shqipërinë. Kur erdha këtu pashë shumë rrugë të reja që ishin ndërtuar, pashë dhe shumë ndryshime të tjera. Berisha është një kryeministër i cili ka mbështetjen e PPE, dhe të gjithë kryeministrave evropianë ku mund të përmend kancelarin Gjermane Angela Merkel, kryeministrin Italian Silvio Berluskoni dhe atë Grek Kosta Karamanlis, u shpreh Martens.
*******************************************************************
Kandidatët demokratë: 29 qershori do të gdhihet i gjithi blu
Në mitingun mbyllës të PD, janë ngjitur në skenë të 140 kandidatët e kësaj partie, por këtë miting e kanë përshëndetur vetëm kandidatët të cilët kryesojnë listat në qarqet e Fierit, Lezhës, Durrësit, Tiranës, Kukësit, Elbasanit dhe Shkodrës. Kandidati Sokoli Olldashi i cili kryeson në qarkun e Fierit e përshëndeti këtë mbyllje fushate dhe i ftoi të gjithë shqiptarët që në datë 29 qershor të bashkoheshin serish në shesh por këtë herë për të festuar fitoren e madhe, e cila sipas tij do të jetë e gjitha blu. Kurse kandidati tjetër i kësaj partie Genc Pollo i cili kryeson qarkun e Beratit theksoi se të gjitha qytetet dhe fshatrat e këtij qarku do të votojnë PD, sepse duan që të vazhdojnë akoma dhe më përpara. Kandidati i qarkut të Tiranës Aldo Bumçi i cili është i dyti në listë u shpreh se fitorja në këto zgjedhje do të jetë një fitore madhështore e cila do të jetë një fitore mëse e merituar. Ndërsa kandidatja e cila kryeson listën në qarkun e Shkodrës Jozefina Topalli u shpreh se kjo është një ditë fitoreje për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët sepse e gjithë Shqipëria dhe votuesit e saj sot janë duke festuar për datën 28 e cila do ti sjellë fitoren PD. Kurse kandidatët që kryesojnë listën në qarqet e Durrësit, Elbasanit, Kukësit dhe Lezhës përcollën entuziazmin e qyteteve ku ata kandidojnë, ku u shprehen se të