Dështon fushata e PS, më pak se 10 mijë persona pranë Kryeministrisë

Pas sherrit me uniformat blu, dështon mitingu përmbyllës i Partisë Socialiste, për shkak të pjesëmarrjes tepër të vogël në bulevardin Dëshmorët e Kombit. E gjithë lufta me policinë përfundoi në zhvillimin e një mitingu, ku pjesëmarrës nuk ishin më shumë se 10 mijë persona. Një situatë e tillë ishte e parashikueshme, ndaj socialistët këmbëngulën që ta zhvillonin mbylljen e fushatës pikërisht në një hapësirë të ngushtë, me qëllim që të fryhej artificialisht numri i pjesëmarrësve.
Shumë socialistë u zhgënjyen nga atmosfera e zbehtë, megjithatë një pjesë e simpatizantëve ia hodhën fajin shiut.Gjithsesi përgjegjësia e për këtë bie mbi Ramën, i cili e konfirmoi vetë dështimin e mitingut përmbyllës ngaqë zgjodhi një shesh me gjerësi prej 60 metrash. Në të njëjtën kohë me mitingun e PS edhe Partia Demokratike ka zhvilluar mitingun përmbyllës të fushatës në sheshin Skënderbej, madje njerëzit lëviznin se të njëri miting te tjetri. Megjithatë, vendi i zhvillimit të mitingut mund të merret edhe si një sfidë ndaj Berishës, ndonëse përfaqësuesit socialist në tubim e lidhën me emrin historik Dëshmorët e Kombit. Mbyllja e fushatës së selisë rozë ka nisur ndryshe me atë të hapjes, ngaqë në tribunë e ishin të gjithë krerët e partive të koalicionit, të cilët kanë marrë fjalën të parët. Ndërkohë, ashtu si në hapjen e fushatës, mitingun e PS e shoqëruan reshjet e shiut, duke e zbehur disi atmosferën, por këtë situatë e shfrytëzoi Ruçi duke thënë se shiu që po binte është një shpëlarje e zullumeve të Berishës. Në fillim fjalën e morën krerët e partive të koalicionit si, Dule, Gjinushi dhe Milo, ku secili u shpreh i sigurt në fitoren e të majtës dhe akuzuan Berishën se po premton po të njëjtat mashtrime që ka premtuar 4 vite më parë. Në miting, nuk munguan batutat në drejtim të Berishës, sidomos nga kreu i PSD, Skënder Gjinushi, i cila tha se Berisha do tu japë kokrrën e ullirit, ngaqë ka premtuar se do mbjellë 20 milion rrënjë ullinj. Ndër të tjerë e mori fjalën edhe kreu i selisë rozë, Edi Rama, i cili i siguroi të pranishmit se ndryshimi i madh do të ndodhë me 28 qershor. Rama gjithashtu u shpreh se të dielën, shqiptarët do të votojnë që të jetë ai, kryeministri i ri i vendit. Keni 36 orë dhe mundësinë për ta bërë votën, fuqi të ndryshimit historik. 36 orë nga sot, ne do të kemi në dorë, jo një votë për të ndryshuar një qeveri me një tjetër, por të drejtën për të ndërruar faqe në historinë e kombit tonë, deklaroi Rama. Më tej, ai pohoi se kaluan katër vjet që kurse e nisëm këtë rrugë së bashku, qytet më qytet dhe fshat më fshat. Dhjetëra minj zëra dhe histori njerëzore janë mbledhur në kujtesë. Rama tregoi më pas se ngado në Shqipëri, shihet një revoltë e thellë për ndryshim, duke paralajmëruar se tani, mbeten 36 orë për të sjellë ndryshimin dhe duke shtuar se socialistët do ta fitojnë këtë betejë sepse për to, Shqipëria qëndron përtej të majtës e të djathtës. Më tej, përmes shumë përshkrimesh me nota letrare, Rama premtoi heqjen e barrierave evropiane për lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda zonës Shengen, si dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës në vend, tha Rama. Sipas tij, kjo është beteja e të rejave dhe të rinjve që nuk kanë perspektivë, prandaj PS do të fitojë. Kjo është beteja e të moshuarve që nuk kanë ilaçe, prandaj ne do ta fitojmë. Kjo është beteja e grave dhe vajzave që nuk kanë të drejta, prandaj ne do të fitojmë. Kjo është beteja e sipërmarrësve që nuk kanë liri, prandaj ne do ta fitojmë. Kjo është beteja e nëpunësve që nuk kanë mbrojtje, prandaj ne do ta fitojmë, tha ai. Më tej, ai u shpreh se me 28 qershor socialistët do të largojnë kryeplakun e politikës shqiptare dhe oborrtarët e tij. Kjo është beteja e njerëzve të rrethinave, e atyre burrave dhe grave që morën fëmijët e të moshuarit në krahë dhe zbritën nga skajet e varfërisë, ku i la diktatura komuniste drejt Tiranës dhe Durrësit, në kërkim të Amerikës së tyre të vogël, e atyre familjeve që filluan çdo gjë nga e para në kasolle plasmasi e me gjak ndërtuan shtëpitë që sot e gjithë ditën i kanë të pa legalizuara, pasi investuan shpresën dhe besimin e tyre 18 vjet rresht te Sali Berisha.
*******************************************************************************************
Rama: 28 qershori, beteja e Shqipërisë me korrupsionin Në mbylljen zyrtare të fushatës së Partisë Socialiste, kreu i kësaj force Edi Rama u shpreh i sigurt në fitoren e 28 qershorit, duke shtuar se kjo është beteja e Shqipërisë me papunësinë, që ka paralizuar qindra mijëra njerëz të thjeshtë, të majtë dhe të djathtë.
36 orë nga sot, ne do të kemi jo mundësinë e radhës për të votuar në zgjedhjet e radhës, por mundësinë për ta bërë votën tonë fuqi të një ndryshimi historik. Kaluan 4 vjet qysh se e nisëm këtë rrugë së bashku. Qindra mijëra km rrugë, qytet më qytet, e fshat më fshat, dhjetëra mijëra zëra e histori njerëzore vuajtjesh, shpresash, të mbledhura në kujtesë. Ngado nëpër Shqipëri një nevojë e thellë për ndryshim, e cila dalëngadalë doli në sipërfaqe edhe sot, është kthyer në këtë det njerëzor që pas 36 orësh do të derdhet drejt kutive të votimit, për të ndryshuar politikën e këtij vendi, për të sjellë kohë më të mira për këtë vend, për ti dhënë një ditë secilit prej nesh, krenarinë që të thotë, po, unë votova atë ditë, kur e gjitha filloi. Ishte 28 qershor 2009, u shpreh Rama. Më tej, Rama tha se kjo është beteja e Shqipërisë me analfabetizmin, që thith masivisht çdo vit në terrin e tij fëmijë të pafajshëm prindërish socialistë e demokratë, është beteja e Shqipërisë me korrupsionin, që prej 18 vjetësh po bën copa e çika atdheun e përbashkët të qytetarëve të majtë e të djathtë dhe në 4 vitet e fundit, e ka vënë qeverinë e vendit tonë në dispozicion të familjes së një Kryeministri, i cili ua ul taksat dhe ua ngre rrogat shqiptarëve me dorën e djathtë dhe pastaj ua merr lekët xhep më xhep me dorën e majtë. Po, unë votova atë ditë për një Shqipëri me libra për të gjithë fëmijët, e me respekt për të gjithë mësuesit dhe pas një viti nuk pati më në Shqipëri as fëmijë të varfër që mbeteshin pa shkollë sepse nuk blinin dot librat, as mësues që mbeteshin pa bukë, sepse nuk bëheshin dot me pushtetin. Po unë vota në 28 qershor 2009 për një Shqipëri ku 40 % e popullsisë, të mos mbeteshin më jashtë shërbimit shëndetësor dhe në 2011 u themelua shërbimi shëndetësor kombëtar, për çdo shqiptar e shqiptare, ndërsa në spitale nuk shkohet më me batanije dhe ilaçe me vete, kurse mjekëve dhe infermierëve u është rikthyer dinjiteti dhe qetësia, vijoi kreu i selisë rozë. Sipas tij, kjo është beteja e të rejave dhe të rinjve që nuk kanë perspektivë, prandaj ne do ta fitojmë, duke shtuar se kjo është beteja e të moshuarve që nuk kanë ilaçe, prandaj ne do ta fitojmë.
**************************************************************************************************
Policia sqaron incidentin: PS nuk respektoi qëndrimin ligjor, provokoi blut렠
Pas incidentit me Partinë Socialiste lidhur me zhvillimin e mitingut përmbyllës të kësaj të fundit në kryeqytet, Policia e Tiranës ka sqaruar në një deklaratë për shtyp gjithçka ka ndodhur që nga kërkesa e PS për zhvillimin e mitingut e deri tek këmbëngulja e PS për ta zhvilluar atë brenda ose jashtë ligjit. Partia Socialiste, më datë 17.06.2009, ka njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por pa përcaktuar vendin konkret të zhvillimit të tij. Me iniciativën e policisë është organizuar një takim sqarues në lidhje me rrethanat e zhvillimit të këtij tubimi dhe më datë 25.06.2009, PS me shkresën Nr.30, ka njoftuar policinë për zhvillimin e këtij tubimi dhe vendosjen e tribunës përpara godinës së Kryeministrisë. Policia, po më datë 25.06.2009, ka njoftuar PS se duke vlerësuar faktin se tubimi i parashikuar nga ana PS ka një shtrirje nga godina e Kryeministrisë e deri në afërsi të Galerisë së Arteve; faktin se pothuajse në të njëjtin orar zhvillohej edhe një tubim tjetër i organizuar nga P D në sheshin Skendërbej, mundësinë e pjesëmarrjes se një numri të konsiderueshëm të simpatizantëve të të dy subjekteve politike në tubimet respektive, rrezikun e cënimeve të rënda të