PS provokon policinë, klientët e lejeve të ndërtimit të Ramës e gdhijnë para Kryeministrisë

Rama u jep zemër në shesh kamikazëve të tij për të sfiduar rendin
Partia Socialiste së bashku me 50-60 militantë të saj, si dhe klientë të Edi Ramës përsa i përket lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, kanë qëndruar gjatë gjithë natës së enjte duke u gdhirë e premtja në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë kryeministrisë, në vendin ku u zhvillua mitingu përmbyllës i saj, me të vetmin qëllim, provokimin e forcave të policisë. Vendi i zhvillimit të mitingut, në mënyrë jo të rastësishme është përzgjedhur nga kreu socialist dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama pranë kryeministrisë, pikërisht për të provokuar incidente të tilla dhe për tu konfrontuar me uniformat blu, me qëllim që të tregojë së zgjedhjet po zhvillohen me dhunë nga qeveria dhe policia. Ndërkohë që dihet se historikisht, se mitingjet e mëdha jo vetëm të PS por edhe të gjitha forcave politike janë zhvilluar në dy sheshet e mëdha të Tiranës, Skënderbej dhe Nënë Tereza. Me këtë përzgjedhje, kreu socialist ka dashur nga ana tjetër të transmetojë jo vetëm egon e tij, por edhe faktin se çfarë e pret të nesërmen e 29 qershorit Shqipërinë, nëse zgjedhjet fitohen nga Rama, një luftë e vërtetë. Rreth 50-60 militantët e PS-së, të shoqëruar nga emra të njohur të majtë, disa prej të cilëve janë kandidatë për deputetë të kësaj force, kanë qenë të pranishëm në provokacionin ndaj policisë. Ilir Gjoni, Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami, Saimir Tahiri, Mehmet Hasanlami, Ledi Shamku, Artan Shkreli, Auron Tare, Ditmir Bushati si dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi,si dhe disa fëmijë të G 99, kanë qëndruar gjatë gjithë natës së enjte në sheshin ku do të vendoseshin disa pjesë të materialeve në funksion të zhvillimit të tubimit. Xhafaj dhe Veliaj kanë drejtuar turmën e mbledhur të simpatizantëve për të kapërcyer barrierat e vendosura nga policia. Sipas policisë, PS nuk kishte marrë leje për zhvillimin e mitingut në vendin përpara Kryeministrisë, aty ku ajo kishte kërkuar të ngrinte podiumin kryesor. Rreth orës 00.00, kryesocialisti Rama, i cili deri në ato momente drejtonte situatën nëpërmjet telefonit dhe ushtarët e tij vepronin në fushëbetejë, ka qenë i pranishëm në këtë vend, duke u dhënë në një farë mënyrë forcë, të kamikazëve të tij për të qëndruar sypatrembur dhe për të vazhduar misionin e provokimit me policinë deri në fund. Jo çuditërisht të majtët e sipërpërmendur i janë përgjigjur pozitivisht urdhrit të kryetarit të tyre, duke rezistuar deri në orët e para të mëngjesit, për të vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme. Me agimin e ditës së re, forcat e policisë në këto kushte kanë marrë masa për bllokimin e drejtimeve hyrëse në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga ura e Lanës deri në rrugën Ismail Qemali dhe për këtë ka shfrytëzuar edhe mjete ndihmëse të policisë rrugore si karrotrec dhe pengesa të tjera. Me gjithë qëndrimin korrekt të forcave të policisë, ato janë provokuar e penguar nga drejtues dhe simpatizantë të Partisë së Socialiste të Shqipërisë. Ndërkohë që nga ana e saj policia mësohet të ketë aktivizuar në këtë shërbim 126 punonjës policie, ndërsa nga ana tjetër numri i militantëve socialistë ka qenë shumë më i madh. Deri në orët e para të ditës së djeshme, ai kishte arritur deri në 200 vetë, të cilët të drejtuar nga ish drejtori i policisë Pjerin Ndreu apo ish drejtorë të tjerë policie si shefa komisariatesh në lirim, kanë fyer uniformat blu. Ish drejtori i policisë Ndreu, edhe pse për një kohë jo të shkurtër ka mbajtur veshur uniformën blu, luante rolin e kundërshtarit të tyre, për të çuar deri në fund misionin e ndërmarrë nga kreu socialist Rama, për provokimin dhe fyerjen e policëve të pranishëm. Në një farë mënyre, ish drejtori i policisë i shoqëruar jo vetëm nga socialistë por edhe nga ish policë që ishin pjesë e turmës socialiste, ka arritur të zbatojë urdhrin e kryetarit të tij Rama, ku ky i fundit i ka premtuar atij postin e kreut të policisë nëse e majta do të vijë në pushtet. Pasi janë hapur karrotrecet, në shesh ka filluar muzika. Nga ana e saj uniformat blu janë përpjekur të ruajnë qetësinë duke treguar një seriozitet maksimal ndaj militantëve të majtë, edhe pse këta të fundit kanë qenë tepër të ashpër me ta. Gjatë lëvizjes së karroatreceve, policia është përpjekur të bllokojë rrugën me furgona, por në lëvizje e sipër një qytetar ka mbetur i plagosur. Në momentin, kur rruga ka qenë e lirë për trajlerin me mjetet e punës dhe kur u duk se policia nuk ka mundur të bëjë asgjë, komandanti i grupeve të gatshme Krenar Ahmeti, ka hyrë në mes të turmës për të ndalur trajlerin. Më pas gjendja në këtë shesh është normalizuar dhe militantët e majtë kanë zbarkuar mjetet e tyre për përgatitjen e tribunës së zhvillimit të mitingut.
**********************************************************************
Berisha akuzon Ramën për provokacion në fushatë
Kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e socialistëve Edi Ramën për incidentin e krijuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit duke e konsideruar situatën e krijuar, rezultat të provokacionit të tij. Sipas kreut të djathtë, arsyeja kryesore që Rama ka provokuar këtë incident, është e lidhur dhe me faktin se sheshet e mëdha, si ai Skënderbe, ai nuk arrin ti mbush dot, ndaj dhe ka përzgjedhur këtë rrugë, vetëm 16 metër të gjerë. Një përzgjedhje të tillë, nuk shihet si shqetësuese për kreun e qeverisë, duke vlerësuar si të rëndësishme faktin e zgjedhjes nga Rama të vendeve të ngushta dhe jo të hapësirave. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha ka nënvizuar se sheshet janë për festat e mëdha. Edi Rama organizoi një provokacion ordiner. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Më thanë se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira. Se çfarë do ti sjellë ajo?! Unë nuk kisha ndonjë gjë tjetër, pasi ju e dini, që kur ka ardhur ai për të protestuar unë kam dalë dhe e kam përshëndetur. Këtu ka protestuar me qindra herë, ka ardhur edhe vetë ai në krye të protestës dhe kam dalë dhe e kam salutuar, sqaroi Berisha. Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka hedhur poshtë pretendimin e ngritur nëse këto provokacione, mund të ndikojnë te rezultati përfundimtar i vëzhguesve të fushatës elektorale, por edhe për zgjedhjet. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodh sepse ka dokumente për këto. Ai ka përmendur edhe faktin se historikisht, mitingjet për 20 vjet janë zhvilluar në dy sheshet dhe nëse Rama do të kërkonte sheshin Skënderbej, kryeministri Berisha ka shpalosur zemërgjerësinë e tij për të ripozicionuar orar për zhvillimin e mitingut përbyllës të Partisë Demorkatike. Absolutisht, në qoftë se zotëria e tij do të kërkonte sheshin Skënderbe, unë isha i gatshëm ta ripozicionoja orarin, jo të ikja nga sheshi, se këto janë mitingje përmbyllëse. E bëre në 7, e bëre në 8, apo e bërë në 9, nuk ka ndonjë problem, kjo është festë. Por ai ka frikë nga sheshet, ky është problemi. Madje indirekt më thanë që ia kishin sugjeruar atë, por ky zotëria nuk e mbush dot, nuk mbush dot as këtë tjetrin. Prandaj ja ku e ka këtë rrugën këtu 16 metër të gjerë, theksoi Berisha. Në këtë konferencë për shtyp, kreu i demokratëve nisur nga fakti i respektimit të heshtjes elektorale, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve shqiptarë, që me maturi dhe me qytetarinë e tyre të kontribuojnë në këto zgjedhje për procesin zgjedhor më të lirë, më të mirë në historinë e këtij vendi. Në këtë drejtim, kryeministri Berisha ka ripërsëritur votimin individual, duke shmangur atë familjar, duke vlerësuar faktin se vota individuale është kushti më themelor për tu konsideruar e lirë dhe e ndershme. Po ashtu, kryeministri Berisha deklaroi se rezultatin e votimeve, do ta presë në selinë e Partisë Demokratike, sepse ajo është normale, ku sipas tij aty janë mbështetësit e së djathtës shqiptare.

Rama: Incidenti në bulevardin e kryeqytetit, turpi i Berishës
Nga ana e tij, kreu i socialistëve e cilësoi incidentin në bulevardin e kryeq