E Diel, 1 Nëntor 2026

Voton kandidati i PS -së në Mat, Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Mat, Altin Bojni votoi sot në qendrën e votimit 09:30, në shkollën fillore “Lagjja e Re”.

Në një prononcim për mediet, Bojni u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë me qetësi dhe dinjitet.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë. E diela është dita e votuesve, dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni në votime me qetësi dhe dinjitet”, tha ai për mediet.

Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›