E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Deri në orën 09:00 kanë votuar 2.37% e zgjedhësve

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës po votojnë sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 09:00 pjesëmarrja në votime rezulton të jetë 2.37%.

Pjesëmarrje më e lartë në votime deri tani regjistrohet në bashkinë e Matit ku kanë votuar 6.29% e zgjedhësve për të vijuar me bashkinë Tepelenë ku kanë votuar 4.4% e zgjedhësve.

Ndërsa në bashkinë Cërrik kanë votuar 2.9% e zgjedhësve, për të vijuar me bashkinë Berat ku deri në orën 09:00 kanë votuar 2.35% e zgjedhësve.

Ndërsa në bashkinë e Vlorës deri në orën 09:00 rezulton se kanë votuar 1.33% e zgjedhësve.

Në total pranë KQZ-së kanë raportuar 122 qendra votimi nga 231 që janë në total në 5 bashki.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›