E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votoni për vizionin kombëtar në Kuvendin e Shqipërisë

20-05-2013 / Gazeta 55

Shpëtim Idrizi prezanton kandidatët në Qarkun e Kukësit

Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi dje rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. Në një tubim të organizuar në Pallatin e Kulturës të Kukësit. Zoti Idrizi mes entuziazmit të qindra të pranishmëve bëri prezantimin e kandidatëve të Qarkut të Kukësit. Kandidatët e këtij Qarku kryesohen nga z. Ylber Gjeta që vjen si një vlerë e rëndësishme e përfaqësuesve të PDIU-së në këtë qark. Z. Idrizi u shpreh se ndihej i privilegjuar që ndodhej në “Qytetin e mikpritjes dhe bujarisë”. Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të ndahen në veri e jug, lindje e perëndim, por të gjithë të punojmë së bashku për Shqipërinë e Bashkuar. “Ne nuk mund t’i ndajmë shqiptarët në veri dhe jug, lindje dhe perëndim, por të gjithë duhet të jemi të bashkuar, ashtu siç na ka vendosur Zoti, me një gjuhë, një kulturë, një zemër, me një qëllim të përbashkët mirëqënien, integrimin dhe bashkimin kombëtar. Ne nuk duhet të lejojmë që drejtuesit e shteteve tona të funksionojnë si feudalë toke, si drejtues territori, por si udhëheqësh shpirtrash dhe njerëzish, udhëheqës të kombit shqiptar. Ndaj, në zgjedhjet e 23 qershorit votoni PDIU, votoni Nr. 50, votoni djalin tuaj, Ylber Gjetën për në Kuvendin e Shqipërisë” – tha z. Idrizi. Pas prezantimit të kandidatëve, z. Idrizi prezantoi dhe pjesë të programit të partisë që drejton, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë numrin 50, PDIU-në, si forca e vetme që i ka dhënë një vizion të ri bashkimit kombëtar shqiptar. Ai kritikoi retorikën e egër të partive politike, duke thënë se konkurrimi duhet të përfundojë më 23 qershor, e më pas, së bashku, pa dallime të punojmë në shërbim të kombit dhe idealit të bashkimit kombëtar. “Keni dëgjuar retorikën e ashpër, shpesh herë të papranueshme e agresive mes krerëve të partive politike. Ne e refuzojmë këtë retorikë, sepse nuk ndahemi nga njëri tjetri për parti. Ne konkurojmë me ide, me program, me vizion për të ardhmen e këtij vendi dhe do të konkurrojmë deri më 23 qershor në orën 6, pas kësaj, duhet të jemi të gjithë si një komb i bashkuar, me qëllim arritjen e objektivave tona. Gjuha e urrejtjes duhet të shmanget, në qëllim të një vizioni dhe politike të re, të ideve dhe programeve të qenësishme” - tha z. Idrizi. PDIU konkurron me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit, me lista të plota me 140 kandidatë. Motoja e fushatës së PDIU-së, “Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”, do të përcillet ditët në vijim në të gjitha qytetet e vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›