E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasip Naço: Ilir Meta, lideri i së majtës shqiptare - do të jetë ai kryeministër

20-05-2013 / Gazeta 55

Tërmet tek e majta. Naço konfirmon se Meta është kandidat për kryeministër, duke tmerruar Edi Ramën, i cili kishte kujtuar se i paratakonte atij mandati i të parit të së majtës. Asnjë reagim nga selia e PS-së, e cila ndjen se po i shkërmoqet platforma elektorale, ose do i lidhet pazgjidhshmërisht me emrin e Metës, si përfituesi i vërtetë i Rilindjes majtiste

Lëvizja Socialiste për Integrim u ndal dje në Berat, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta foli për fitore të LSI në Qarkun e Beratit, duke renditur premtimet e forcës politike që ai kryeson, për rimëkëmbjen e ekonomisë, sigurimin e rendit publik apo zhvillimin e turizmit. “Është koha të ecim më shpejt përpara, drejt një progresi shoqëror. Ne do t’i rikthejmë Beratit shpresën. Në 24 qershor do të gdhihemi të gjithë fitimtarë se do t’i japim fund politikës që armiqëson shqiptarët. Me ne të gjithë do të jenë të fituar”- theksoi kreu i LSI-së. Ndërkaq, deputeti i LSI-së në Qarkun e Beratit, Nasip Naço deklaroi se Ilir Meta është lideri i së majtës shqiptare dhe se do të jetë ai kryeministri i vendit. Ai kërkoi votat e qytetarëve të Beratit, duke theksuar se Ilir Meta do të bënte më shumë se gjithë të tjerët si kryeministër i vendit. “Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta kryeministri më i suksesshëm i së majtës. Meta kryeministër do bëjë më shumë së gjithë të tjerët. Është një lider i provuar këto vite”- u shpreh Naço. Kjo deklaratë e Nasip Naços vjen në një kohë kur Edi Rama s’po i përmban dot ambiciet e tij të shfrenuara, për të qenë kryeministër i vendit, në rast se PS do të fitojë zgjedhjet e 23 qershor. Kësisoj, nëse deklarata e ish nënkryetarit të Kuvendit, deputet i Qarkut të Beratit, nuk është pjesë e kompromiseve Rama-Meta, të nisura që në 1 prill, atëherë kemi të bëjmë me një ngërç lidershipi për të majtën. Zgjedhjet janë në prag dhe dy kryeministra në hije nga i njëjti formacion politik, janë mesazhi më i mirë se e majta s’e ka seriozisht këmbënguljen e “rotacionit politik”. Është momenti që rotacioni të zhvillohet brenda të majtës...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›