E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama qeras aleatët me Konventë

20-05-2013 / Gazeta 55

Pasi i përjashtoi nga listat dhe u parashkroi daljen nga politika, kreu i PS-së i qerasi dje viktimat e koalicionit me një konventë me thirrje, që s’i fshijnë dot polemikat e mëdha brenda së majtës

Fakti që Edi Rama i përdor aleatët veç për interesat e tij, kjo është e pamohueshme, por absurditeti lidhet me tjetrën, sesi këta të fundit pranojnë të bëhen vegla të një të paudhi që ka humbur rrugën e arsyes. Dokumentari i shfaqur në Vlorë, gjatë prezantimit të tij dhe Koços si kandidatë për deputetë, ku për herë të parë kryesocialisti i kishte vënë vetes nofkën e familjarit, prindit dhe bashkëshortit edhe pse të gjitha këto në raport me më të bëjnë kontrast, si dhe duke shëmbëllyer me dokumentarët e familjes së diktatorit Hoxha, thërriti Konventën për të bërë “shpëlarjen” e radhës, por këtë herë me aleatët. Nga një i zhgënjyer se Rama s’i hapte telefonin dhe se e kishte mashtruar sërish duke mos e mbajtur premtimin për futjen e tij në listat e PS, Paskal Milo ishte më i zellshmi në foltoren e Konventës socialiste, kjo për faktin e vetëm se fundja po merrte një “qerasje” nga Rama. Arritja më e madhe për aleatët e kreut të PS, të lënë në baltë për të disatën herë gjatë “tutelës” Rama, janë dhe mbeten ato pak minuta fjalime në podiumet ku shahen dhe fyhen shqiptarët, mallkohen arritjet e vendit si dhe lidhen marrëveshje antishqiptare për bllokimin e integrimit evropian. S’ka vend për dyshime të tepruara dhe kurrsesi as për të menduar të kundërtën se Rama dhe aleatët e tij janë konsistentë në qëndrimet që mbajnë. Kjo është e fundit që mund të mendohet dhe diskutohet, pasi për vite me radhë Rama i ka cilësuar aleatët “shigjetë në sy” dhe për këtë shkak, përfitimet e vetme për ta, kanë qenë “kockat”. Zhbërja e ëndrrës për tu bërë deputetet në listat e PS, kishte kaluar në plan të dytë – si me Milon, Gjinushin apo edhe Ngjelën. Të tre u “lutën” për Ramën në këmbim të qerasjes dhe harruan premtimet e kryesocialistit për lista të përbashkëta dhe vlerësim të drejtë në bazë të kontributit të gjithsecilit. Në këto kushte, gostia e Konventës, për “tre të zhgënjyerit” të cilëve deri para pak ditësh Rama s’u hapte telefonin, është më e rëndësishme se respektimi i marrëveshjeve dhe ruajta e vlerave. Një pazar i tillë, kaq i ulët, tregon edhe nivelin e moralit politik të Edi Ramës, i cili s’e ka për gjë t’i thërrasë si ushtarë të bindur bishtrat rreth PS-së dhe po ashtu t’i flakë nga dritarja kur bëhet fjalë për rritjen e pretendimeve nga ata. Gjithsesi, aleatët e Ramës bënë dje rreshtoren e radhës, ku u mjaftuan veç me nga një fjalim pak minutësh, kjo si joshje për të shuar mosmarrëveshjet e nisura nga mospërfshirja e tyre në listat e PS. A do të vazhdojë ky ritual i përdorimit të aleatëve si vegla presioni kur i duhen dhe si të panevojshëm kur afron 1 prilli? Kjo s’dihet, pasi më parë duhet zbardhur nëse Edi Rama do të jetë apo jo kryetar i PS pas 23 qershorit...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›