Portugalia heq pushimet e festave

Dy festa fetare dhe dy festa të tjera kombëtare do të pezullohen për pesë vite, deri në vitin 2013. Vendimi për “heqjen” e festave fetare nga kalendari është marrë pasi është biseduar edhe me Vatikanin.
Portugalia ka ulur rrogat e sektorit publik dhe ka rritur tatimet për të ulur deficitin buxhetor. Vendit iberik i është akorduar vitin e kaluar një hua prej 78 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Portugalia shpreson që pezullimi i festave dhe rrjedhimisht eliminimi i ditëve të pushimit do të rrisë konkurrencën dhe t’i japë një shtysë ekonomisë së vendit.
Festat e pezulluara janë Dita e Shenjtorëve më 1 nëntor, Corpus Christi më 8 qershor, përvjetori i themelimit të republikës portugeze më 5 tetor 1910 dhe përvjetori i pavarësisë së Portugalisë nga Spanja, më 1 dhjetor 1640.