Votuesit “guak” dhe “99-shit” binjak
Moshat e vjetra, përtej të pesëdhjetave, duket se do të përbëjnë bazën e votuesve të Edi Ramës në zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit, sikundër ka ndodhur gjatë gjithë tranzicionit me Partinë Socialiste. Këtë ka dëshmuar edhe sondazhi më i fundit i qëndrës himanistike “Gani Bobi” për qarkun e Korçës, ku grupmosha nga 18-50 vjeç votonte ndjeshëm për Partinë Demokratike, ndërsa grupmosha mbi 50 vjeç votonin në shumicë për Partinë Socialiste. Këto shifra tregojnë jo vetëm për një tendecë në rritje të besimit të të rinjve ndaj PD-së, po edhe për bazën “puniste” të PS-së. Para 30 vitesh, pjesa dërrmuese e tyre kanë qënë “të rinjtë e Enverit”, të cilët mbanin, “në një dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”, për ndërtimin dhe mbrojtjen e “socializmit ngadhnjimar”. Natyrisht nuk mund t’i fus të gjithë në një thes, pasi një pjesë e mirë e këtij grupi shoqëror në fillim të viteve ’90 u bashkuan me studëntet e Dhjetorit për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Europa”. Ky ishte momenti vendimtar i ndarjes së rrugëve të tyre, ku votuesit e sotëm të Ramës u pozicionuan qysh në fillim kundër ndryshimeve demokratike duke krijuar shoqatat dhe organizatat e tyre përfaqësuese që nga “Shoqata e Vullnetarëve të Enverit” e deri tek ndryshimi i emrit të Partisë së Punës në Parti Socialiste. Ata gjithënjë kanë qënë jo vetëm “numri” por edhe “truri” i Partisë Socialiste për mbijetesë në kushtet e pluralizmit, dhe kanë midis tyre raportin që ka trupi me shpirtin tek njeriu. Ndaj, sa herë që atë, të cilën nuk ka mundur ta bëjë “numri”, e ka bërë “truri” i majtë i furnizuar, si gjithmonë, nga “zemra” e ish Sigurimit të Shtetit. Por, përgjithësisht ka qënë “truri” ai që ka mbajtur peshën kryesore, pasi “numri”, edhe për arsye natyrore, vazhdon të bjerë vit pas viti. Tërheqja e komisionerëve majtist në mes të procesit të votimit në zgjedhjet e ’96-ës, firmat piramidale, rrebelimi komunist i 97-ës, manipulimi i rezultateve të referendumit për Kushtetutën në ’98-ën, “Dushku” i zgjedhjeve të përgjithëshme të ’01-shit, “çertifikatat” dhe “votuesit e vdekur” të të gjitha zgjedhjeve parlamentare apo lokale për periudhën ’97-’05, etj., kanë qënë produkte tipike të “trurit” majtist, jo vetëm për të marrë e mbajtur pushtet të pamerituar, por edhe për të krijuar idenë se, “në Shqipëri e majta është shumicë” apo “shqiptarët janë të majtë”. Por nuk ka fyerje më madhe se sa t’i quash “shqiptarët të majtë”, pasi në këtë mënyrë u ke thënë të gjithëve “enverist”, ndërkohë që këta mjeranë përfaqësojnë një grupim fare të vogël militantësh, tash së fundi pranë Ramës, në përpjekje për të mbajtur gjallë “idealet komuniste e partizane” në Demokraci, të veshur me petkun e “politikës së re për ndryshim”.
Lideri socialist Edi Rama desh ta maskonte këtë realitet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit ’09, dhe kjo ishte arsyeja e fillimit të kësaj fushate me “rrëzimin e bustit të Enverit” në qytetin Studenti. Një tentativë tjetër për një maskim të tillë ishte dhe aleanca zgjedhore me të riun “mjaftist të vjetër”, Erion Veliaj. Por në të dy rastet dështoi, pasi jo vetëm “fshati që duket nuk do kallauz”, por as “delli nuk mbulohet me shoshë”. Ndaj nuk ishte e vështirë që t’i dalloje “kasketat” dhe “uturaksit” në mitingjet e të majtëve, edhe kur ata i kishin spostuar përtej rreshtave të para, me përjashtim të rasteve kur Rama dhe “buzkuqi” i mitingashëve hidheshin në ekstazë duke kënduar “Çohu!”. Ndërsa të rinjtë e “forumit socialist” të përbër nga një pjesë bijësh, nipërash e mbesash të “enveristeve të majtë”, Rama ia dha “me qira” Erionit të “nëtëdhjetë e nëntës”, për të krijuar një parti me shkronjën “G” e madhe e shtypit”. Erioni, sikur shqipja të mos kishte shkronja të tjera i shtoi “G”-së numrin “99”. Me këtë shkronjë fillojnë dhjetëra fjalë “të turpshme” e “të ndershme” si “grabitës”, “gangster”, “garip”, “gallat”, “gur”, “grop”, “gop”, “grosh”, “garuzhde”, “gati tu!”, etj., aq sa mund të shkojnë më shumë se “nëntëdhjetë e nëntë” të tilla, por Erioni jo pa qëllim nuk zgjodhi asnjë prej tyre. Një “nëntëdhjetë e nëntë” e tillë është edhe “numër” edhe “mendësi”. Dhe për të mos e krahasuar atë përsëri me “numrin” dhe “mendësinë” e “guakëve” të majtë, të cilat i përmendëm pak më lart, po themi si “patatja” në kohën e Enverit, që ishte “edhe bukë edhe gjellë”. Për disa kohë në monizëm, kjo fjalë mori dhe një kuptim tjetër simbolik, kur përdorej në kontekstin e shprehjes: “do t’ma hash pataten, me duket!?” Në këto raste fjala ishte për një paralajmërim orgurzi që të bëhej lidhur me “pakujdesinë” që mund të kishe treguar në të shprehur kundër “vijës së partisë” në monizëm, qoftë edhe duke thënë në dyqanin e boshatisur: “edhe presh nuk paska?!”. Para në këtë kënvështrim, “nëntëdhjetë e nënta” nuk ka nevojë për sinonime të tjera fjalësh “të pista”, pasi në shqip është jo vetëm fjala-simbol e ligësisë, por edhe i vjetërsisë. Të jesh “i të nëntëdhjetë e nëntave” do të thotë që, detyrimisht, të jesh “i vjetër” në “numër” ose në “mendësi”; pra të kesh eksperiencë e përvojë në poshtërsi. Duhet të jesh i “të nëntëdhjetë e nëntave” që t’u punosh “të njëqindat” njerëzve, qofshin këta të afërmit apo bashkëpunëtorët e tu. Nëse do të perifrazonim Majakovskin, Rama dhe Erioni janë “binjak që historia i lindi…” për “nëntëdhjetë e nëntësha” të kësaj kategorie. Tashmë nuk ka mbetur shqiptar që nuk i ka dëgjuar “të njëqindat” që Rama u ka punuar familjarëve të tij, militantëve “guak” që pshurnin në pantallona para sesa të uleshin në uturak apo “klinetelistëve” bashkiak, që i ka futur në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së. Në një të përditëshme lexova se “Yllit” të kandidatëve në qarkun e Beratit, “nëntëdhjetë e nëntëshi” Rama ia kishte futur me bidonin e ujit kokës kur kishte parë aq pak njerëz në mitingun e Skraparit, një formë prepotence kjo, të cilin e ka shfaqur në forma të ndryshme me punonjësit e Bashkisë Tiranë. Të njëjtën gjë ka manifestuar edhe “binjaku” dhe njëherësh “benjamini” i tij politik Erion Veliaj, në shfrytëzimin e personelit dhe personalitetit të “MJAFT”-it për të vjedhur miliona dollarë, sikundër po e denoncon ditë pas dite, z.Altin Goxhaj, përfaqësues i “Zgjohu”. Ata gjetën njeri-tjetrin si tenxherja kapakun, dhe gjithë të tjerët poshtë tyre janë vetëm shërbëtor të bindur të karierës politike dhe pasurimit korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kjo është arsyeja që e majta e Ramës dhe Valiajt është rrudhur numrikisht, dhe sipas parashikimeve më optimiste ajo nuk gëzon sot më shumë se 30% të mbështetjes së shqiptarëve, megjithëse “nëntëdhjetë e nëntëshit” binjak ka bërë e po bëjnë “të njëqindat” për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit. Një prej këtyre “të njëqindave” është edhe thirrja ekstazuese për “mbrojtjen e votave”, që në fakt është një formulim dëshpërues për të justifikuar humbjen apo një formë e “të qarit pa u rrahur”. Por pavarësisht disa votuesve “guak”, pjesa tjetër e elektoratit të majtë po ndërgjegjësohet për rrezikun që paraqet ardhja në pushtet e “binjakëve politik” Rama-Veliaj për vazhdimësinë e mëtejshme të reformave dhe proceseve integruese të vendit tonë, ndaj në mos shkojnë djathtas, shkojnë “gjysëm majtas”, drejt LSI-së apo bëjnë në “vendnumro” për pak kohë...
...