Pikon muzgu i perëndive të Edvinit

Muzgu që ka puthur për të fundit herë ngrehinën e Edi Ramës është shenjë paralajmërëuese nga ato që sjell koha për humbjen. Rënia e muzgut të përhershëm te Edi Ramës është e gjithëhershme ngase koha nuk mund të sjellë e t’i lërë në dorë të rastësisë fatet dhe çelësat kryesore të një vendi. Frymëmarrja e shpeshtuar dhe ngulcimi për të zënë pushtet kuptohet është një rendje e gabuar që kurrsesi nuk mund të ndodhë pikërisht në këtë botën tonë. I ardhur nga Parisi sipas ish-kryeministrit të partisë së Nanos, pra me thonj të paprerë, tregonte shenjën e parë të një njeriu të rrëzuar në dëshpërim, kur errësira ishte strukur brenda në ndërgjegjen e tij. Mirëpo nëse në jetë ndodh jo gjithmonë kështu, pikërisht ky personazh shfaqet diku në plazhe në ato dete apo stere siç thoshin të shkretat plakat tona në jug, fare lakuriq ose siç e përshkruanin gazetat foton pra mbuluar me gjethe fiku ishte tregues se errësira shpirtërore aty ishte e përhershme, e zymtë dhe sterroshe. Nudistët nuk janë shprehje e një bote të qytetëruar, por e një bote në zvenitje dhe rrëzim shpirti. Morali ka qenë dhe mbetet kryesor jo vetëm në librat e shenjtë por edhe përcaktues për rolin e një shoqërie. Kur shfaqen nudistët, të mirët, të ndershmit e shpirtërorët ikin. Ikin me vrap sepse janë cjerrur, janë brejtur rrobe e moralit që e përshkon njeriun. Nudistët për këtë do të tregoi se çfarë me ka treguar F.B një rapsod në Lumin e Vlorës. Në vitin 89 grupi folk zuri vendin e parë dhe e dërguan në Francë. Cuditërishtë tregoi na shpunë tek njerëzit e ikur nga kjo jetë. Ma tha dhe krahinë nuk e mbaj mend. Kur shkuam atje panë një dynja ,burra gra të zhveshur siç i kishte bërë nëna Nuk ishin murgjar që i luteshin perëndisë së tyre. Ishin të ikur nga jeta,pra të shkarrë. D.m.th shqoi rapsodi u kishte ikur dërrasa e trurit. Na thanë të jepnin shfaqje ata ishin të izoluar nga jeta .Bënin jetën e fillimit të historisë s rruzullit tonë ende të paemër. Nudistët i luten perëndisë së tyre. Shkojnë të zhveshur dhe bëjnë reklamë. Rastësia i sjell që të bëhen edhe kryetarë bashkish si puna e këtij tonit. Morali është ai që bën dallimin. Dhe do ta bëjë deri në fund. Perëndia jonë e madhe dhe e gjithëhershme na mëson të ecim në jetë me rregulla dhe moral. Perëndia e Edit dhe e të tjerëve ka vdekur me kohë. Nuk ka Perëndi për njerëz të tillë. Nuk ka kryeministër të atillë, sado që edhe rastësia e nxjerr në krye. Mirëpo pastaj ajo të hedh njëqindfish larg e thellë. Si mundet të marrë në dorë çelësat e një vendi, një njeri që ka shfaqur probleme? A shikon Perëndia? Si nuk shikon dhe si nuk dëgjon? Sepse ajo është frymë. Dhe nëse njerëzia marrosen nga djalli i Edit, fati do t’i shpjerë neper ca limane që s’u dihet kurrë fundi. Pastaj do të luten të kërkojnë Perëndinë, pse gabuan sepse vetë e kërkuan atë rrugë, por do të jetë vonë. Ata që ju kundërvënë Moisiut, kur përpiqej t’i shpinte në tokën e premtuari thanë: “ku e ke Perendinë tënde”: U tha: “Skllevër bij skllevërish, s’e meritoni, se liri s’doni”. Ne dhe gjithë kjo shoqëri me moral nuk e meritojmë të kemi një kryeministër kësisoj. Ai që i ka dalë moralit të Perëndisë”.
...