E Diel, 1 Nëntor 2026

Vozit 290 km në orë, rrezikon gjobën prej 1 milion frangave

Bernë, 11 gusht - Një shofer suedez rrezikon dënimin me gjobë prej 1 milion frangash zvicerane dhe kjo pasi u kap me anë të një aparati fotografik teksa kalonte më një shpejtësi prej mbi 290 kilometrash për orë.
Shoferi po ngiste një Mercedesi dhe u ndalua përgjatë rrugës A12, në mes të Bernës dhe Lozanës, ku limiti i shpejtësisë ishte 120 kilometra në orë. 
Nuk ka statistika, por duket të jetë një rekord për Zvicrën. Personi më pas u lirua, por ai do të përballet në gjykatë me organet kompetente. Atij aktualisht i është marrë patenta dhe makina i është sekuestruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›