E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi klor në gjendje të dehur, përfundon në spital

Korçë- Ka pirë klor të lëngshëm nën ndikimin e alkoolit dhe ka përfudnuar në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku sipas mjekëve të spitalit rajonal është njoftuar mbërritja në urgjencë e një shtetasi 40-vjeçar.

Sipas burimeve spitalore mësohet se 40-vjeçari, banor i Korçës është sjellë në urgjencë nga të afërm të tij, në gjendje kritike për jetën. Që në fillim u konstatua se ai kishte gëlltitur helm, por vetëm pas analizave u përcaktuar se kishte pirë detergjent, klor të lëngshëm.

“Shtetasi kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur ka pirë sasinë e detergjentit, që i ka rrezikuar jetën”- bëjnë me dije të njëjtat burime.

Ai i është nënështruar ndërhyrjes së shpejtë mjekësore dhe pas ndihmës, sipas mjekëve të spitalit të Korçës ka dalë nga gjendja kritike për jetën.

Policia ka marrë në pyetje familjarët për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›