E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Daily Mirror": Mou s'rikthehet te Çelsi

Në kohën kur flitet shumë për një rikthim të Zhoze Murinjos në kampionatin anglez, pikërisht te ish-skuadra e tij Çelsi, nga Anglia raportohet se portugezi e ka shtyrë këtë vendim. "Daily Mirror" shkruan se "Special One", për të cilin është spekuluar për rikthim në kampionatin anglez, do të qëndrojë te Reali i Madridit për të paktën edhe një sezon tjetër. Gazeta citon burime pranë trajnerit, sipas të cilave, Murinjo është i lumtur në Madrid. Megjithatë, zëra nga Spanja më shumë e shohin larg Realit. Me siguri Liga e Kampioneve do të ndikojë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›