E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti në finale të Kupës, mund Çelsin

Pasi eliminoi nga FA Kupë ekipin e Junajtid, mendohej se Çelsi do të eliminonte edhe Sitin, por ka ndodhur e kundërta. Djemtë e Mançinit, pas fitores së derbit të Mançesterit, kanë thyer edhe blutë e Londrës në transfertë, 1-2, duke kaluar në finale të Kupës së Anglisë, teksa më 11 maj do të presin Wiganin. Në pjesën e parë ka shënuar Nasri, ka dyfishuar më pas Aguero në pjesën e dytë, ndërsa goli i Basë nuk ka shërbyer që të paktën të kishte një ndeshje kthimi. Siti është pranë fitimit të një trofeu këtë sezon.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›