Pogradeci i vetem ne kryesim Kamza mund Tomorin ne shtese
Pogradeci ruan kreun e klasifikimit fale fitores se paster 3-1 ndaj Bilisht Sportit ndersa Kamza me fitoren 2-0 ne kohen shtese ndaj nje rivali direkt Tomorin dhe kalon ne vendin e dyte. Edhe nje tjeter skuader pretendente ne kete kategori si Lushnja por edhe Mamurrasi kane arritur te marrin 3-pikesha te cmuar edhe pse me fitore minimale perkatesisht 1-0 ndaj kundershtareve te forte si Beselidhja dhe Burreli. Nderkohe Terbuni i Pukes eshte ndalur ne derbin e veriut ne Velipoje ku eshte mundur 2-1 nga Ada vendese e cila i largohet fundit te ftohte te renditjes. Vetem barazim 1-1 ka arritur te marre Apolonia pretendente ne transferten e Gramshit. Luftetari dhe Vlora kane luftuar fort ne Gjirokaster per jane ndalur te nje barazim 0-0. Ndersa surprize per kushtet dhe problemet e pafundme qe po kalon ka qene fitorja e paster 2-0 e Partizanit ndaj Gramozit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin Selman Stermasi.