Vrases ne liri, me vize e pasaporte
Kakavije- Levizte i lire duke kaluar kufirin me pasaporte biometrike dhe vize greke, zbulohet rastesisht i denuar 20 vjet burg per vrasje dhe plagosje te dy bashkatdhetareve, 11 vjet me pare ne Athine. Policia kufitare e Kakavijes, ka identifikuar nepermjet sistemit TIMS mbremjen e se merkures, teksa tentonte te kalonte traun e doganes drejt Greqise, 31-vjecarin Vilson Veizi (Mellaraj), banues ne Fier, por emigrant ne vendin fqinj. Nga hetimi i kryer rezulton se viza dhe pasaporta biometrike ishin nxjerre per te denuarin nga avokati i tij, edhe pse i denuar nga dy shkalle te gjykates dhe i shpallur ne kerkim prej vitit 1999.
Lajmi eshte konfirmuar nga Policite e Gjirokastres dhe ajo e Durresit, qe dje pas izoloi ne qeli, Veizit i komunikuan edhe masen e denimit. Gjykata e Rrethit Durres, me 2 shkurt 2009 ka caktuar masen e denimit me 20 vjet burg. Vendimi i mesiperm eshte lene ne fuqi edhe nga vendimi i dates 21 prill 2010, i Gjykates se Apelit Durres dhe dy dite me pas eshte bere shpallja ne kerkim nderkombetar e fierakut.
Sipas dosjes hetimore, Vilson Veizi, qe mbante edhe mbiemrin e dyte (Mellaraj), eshte gjykuar per veprat penale te "vrasjes me paramendim" dhe "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative". Krimi ka ndodhur me 31 korrik 1999 ne Athine te Greqise, ku rreth ores 12:00 te mesdites eshte vrare me arme zjarri pas nje sherri mes bashkatdhetaresh emigrante, Dorjan Sula dhe eshte plagosur shoku i te ndjerit S. Lalo.
Policia Kufitare e Kakavijes beri dje me dije se Veizi eshte paraqitur ne sportel per dalje ne territorin grek mbremjen e se merkures dhe dispononte pasaporte biometrike dhe mbi te nje vize greke e nxjerre se fundmi. Verifikimet e kryera ne listen e te kerkuarve konkluduan se 31-vjecari ishte i shumekerkuar. Po gjate intervistimit, Veizi deklaroi se vizen greke ia kishte siguruar avokati i tij ne shtetin helen. Pas ndalimit i denuari i eshte percjelle policise se Durresit per veprime te metejshme, pasi ceshtja eshte gjykuar nga ky institucion i drejtesise.