Mediat e huaja: BE po përpiqet të shpëtojë Shqipërinë nga kaosi politik
TIRANE- Ndërmjetësit e Bashkimit Europian po përpiqen të shpëtojnë Shqipërinë nga kaosi politik. Kështu shkruajnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, lidhur me takimin që mbahet sot në Strasburg. Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama takohen sot në mbrëmje në prani të komisionerit për zgjerim të Bashkimit Europian Fule, pas ftesës nga Xhozef Daul, kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian.
“Liderët e dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian do të presin kryeministrin shqiptar dhe liderin e opozitës për një darkë sot në Strasburg, në përpjekje për të mos lejuar vendin të zhytet në kaos politik”-shkruan agjencia europiane Euraktiv.
Ajo përmend përfundimin e grevës së urisë dhe dy letrat identike që Daul dhe Shulz i kanë dërguar Berishës e Ramës.
“Opozita shqiptare i dha fund grevës së urisë në pritje të bisedimeve të kompromisit të sponsorizuara nga Bashkimi Europian”-shkruan prestigjozja Associated Press.
“Opozita shqiptare është gati të negociojë”-është ndërkohë titulli i shkrimit të Dojçe Vele.
Mbi përfundimin e grevës dhe takimin e sotëm në Strasburg, kanë shkruar edhe dhjetëra agjenci të tjera europiane, të cilat kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve krizën politike në Shqipëri.
(e.n/news24/BalkanWeb)