Inter e Bajern në Madrid, gjykon anglezi Hauard Ueb
MADRID- Interi dhe Bajerni i Mynihut janë zhvendosur tashmë në Madrid, për finalen e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet ditën e shtunë. Zikaltërit u zhvendosën në kryeqytetin spanjoll që të mërkurën në mbrëmje, ndërsa për t’i përcjellë në aeroport kishin dalë qindra tifozë. Për Interin është hera e parë që luan një finale të Champions League që pas asaj të vitit 1972 kundër Ajaksit dhe fansat shpresojnë të ngrenë trofeun e tretë në historinë e tyre të shtunën në mbrëmje.
Ndërkohë pak a shumë e njëjta atmosferë ka mbizotëruar të enjten edhe në aeroportin e Mynihut, prej nga ku Bajerni ka fluturuar për në Madrid. Tifozët kanë qenë entuziastë për skuadrën e tyre, ndërkohë që presidenti Rumenige deklaroi se Bajerni e meriton të jetë në finale, ndonëse askush në fillim të sezonit nuk e mendonte këtë. Finalja e së shtunës përfaqëson edhe një betejë mes Gjermanisë dhe Italisë për numrin e skuadrave në Champions League. Në rast se Interi nuk fiton përpara se të shkohet te penalltitë, në sezonin 2011-2012 Italia do të ketë tre skuadra në Champions dhe Gjermania 4.
Britaniku Hauard Ueb do të drejtojë finalen e Champions League mes Interit dhe Bajernit të Mynihut. UEFA ia ka besuar gjyqtarit 38 vjeçar me profesion polic rrugor ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për klube. Ueb për momentin konsiderohet arbitri më i mirë anglez, ndërsa është i vetmi që do të jetë pas një muaji në Botërorin e Afrikës së Jugut. Hauard Ueb ka drejtuar 47 ndeshje në arenën ndërkombëtare. Në Madrid do të jetë një treshe gjyqtarësh britanikë, ndërkohë që edhe arbitri i katërt do të jetë i mirënjohur Martin Atkinson.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)