Vrasësi i 77 personave nis universitetin

Anders Behring Breivik, i cili u dënua në maksimimun e parashikuar nga ligji norvegjez prej 21 vitesh heqje lirie u pranua në programin e studimit në distancë.
34-vjeçari është duke vuajtur aktualisht dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë dhe nuk do të ketë kontakt të drejtëpërdrejtë me stafin e universitetit.
Dekani i universitetit theksoi rëndësinë e trajtimit të Breivik në mënyrë të drejtë. "Ajo që ne shpresojmë të tregojmë është se vlerat tona janë të ndryshme nga të tijat. Megjithatë, ndonëse i dënuar për një krim të tmerrshëm, Breivik e meriton që të trajtohet si të gjithë të tjerët", deklaroi Ole Petter Ottersen, dekani i Universitetit të Oslos./Indeksonline/