E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasesi i Arizones njihet me akuzat

Autori i masakrës së Arizonas në Shtetet e Bashkuara, doli para gjykatës ditën e hënë për t’u njohur formalisht me akuzat e ngritura kundër tij.

“Jemi të përqendruar të vendosim drejtësi dhe t’i japim ndëshkimin maksimal autorit të ngjarjes së rëndë”, deklaroi për mediat amerikane gjyqtari Denis Burke.

Gjashtë persona gjetën vdekjen, mes të cilëve edhe një fëmijë e një gjykatës federal dhe 14 të tjerë u plagosën përfshirë edhe kongresmenen, Giffords, nga të shtënat me armë zjarri në Tuscon.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e kongresmenes, Gabrielle Gifford është e stabilizuar, edhe pse vazhdon të jetë e rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›