Peniani kerkon marreveshje paqeje me SHBA-te

Koreja e Veriut i ka kërkuar SHBA-ve “të braktisin politikën e tyre armiqësore kundër vendit dhe të firmosin një marrëveshje paqeje për të zëvendësuar paktin e armëpushimit të luftës koreane”.
Lajmin e ka bërë të ditur një artikull i Rodong Sinmun në të përditshmen zyrtare të Penianit.
Për organin e regjimit koreanoverior, situata e gadishullit “ka provuar se është e nevojshme të vendoset besim i përbashkët mes dy vendeve për të eleminuar rreziqet e luftës”.