E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pranga kercenuesit te senatorit

Një person është arrestuar në Kolorado të SHBA-së pasi kërcënoi personelin e senatorit demokrat në këtë shtet, Michael Bennett.

FBI njoftoi se i ndaluari, një 44 vjecar ka telefonuar rregullisht zyrën e senatorit në Denver duke kërkuar gjithmonë ndihmë për gjendjen e tij, përvecse një rasti ku ka kërcënuar se do të qëllojë ndaj të gjithëve në rast se nuk i ofrohet ndihma e kërkuar.

Federalët gjithashtu kanë përforcuar shërbimin e sigurisë për senatorin Bennett.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›