E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi kercenohet qyteti me 2 mln banore

Qyteti i tretë më i madh në Australi i Brisbejnit ka nisur të evakuohet, pasi një lokalitet 20 kilometra larg u përmbyt i gjithi dhe uji po i afrohet kërcënueshëm kryeqytetit të Kuinslendit.

Lajmin e raportuan në mëngjes mediat ndërkombëtare, të cilat bëjnë me dije se Kryetari i Bashkisë së Brisbejnit parashikoi që 6 500 shtëpi e biznese, në zonën më të ulët të qytetit me dy milion banorë do të përfshihen nga uji.

Ujrat janë duke u rritur me shpejtësi, ndërsa një banor vendas raportoi se niveli i lumit u rrit me një metër e gjysmë brenda vetëm një ore. Australia po përballet me përmbytjet më të këqija të historisë së saj.

Në Tuvumba, një qytezë shumë pranë Brisbejnit, nëntë persona u raportuan të vdekur ditën e djeshme, por 70 të tjerë janë deklaruar të humbur dhe bilanci i viktimave mund të rritet tragjikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›