E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zapatero I domosdoshem fundi i ETA-s

Njoftimi i organizatës separatiste, ETA për heqjen dorë përjetësisht nga përdorimi i dhunës, nuk u prit me optimizëm nga ana e kryeministrit spanjoll, Hoze Luis Zapatero.

Duke folur në një intervistë televizive në Spanjë, Zapatero tha se është i domosdoshëm një përfundim i vetë ETA-s. Ai tha se qeveria nuk mund të pranojë asnjë kusht të vendosur nga organizata terroriste.

Fushata e dhunshme e ETA-s, për pavarësi të rajoneve baske u ka kushtuar jetën më shumë se 800 personave në Spanjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›