E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallup: Obama e McCain dy pikë larg njëri-tjetrit

Luftë sondazhesh pak ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Ndërsa instituti demografik Zogby konfirmonte vetëm pak orë më parë se kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë ishte sot 5 pikë para rivalit republikan John McCain, të dhëna të tjera vijnë së fundmi duke iu referuar Gallup.

Media e sondazheve të kryera prej 23 deri 27 tetor konfirmon se në avantazh është Obama por McCain është vetëm 2 pikë larg tij.

Sipas Gallup, Obama merr 49 përqind të mbështetjes ndërsa McCain 47 përqind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›