Sejdiu në Zvicër, ceremoni në Zyrih

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të shkojë në Zvicër, ku të mërkuren do të marrë pjesë në një ceremoni falënderimi shtetit zviceran për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.
Me rastin këtij manifestimi nesër pasdite në Zyrih, pranë selisë së kuvendit komunal do vendoset një pllakë miqësie me mbishkrimin “Faleminderit Zvicër”, në shenjë falënderimi për kontributin e madh që ka dhënë Zvicra para dhe gjatë luftës në Kosovë.
Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe, ministrja e Jashtme e Konfederatës Zvicerane, zonja Calmy Rey dhe kryetari i qytetit të Zyrihur Elmar Ledregerber, si dhe personalitete tjera nga jeta politike e kulturore.