Pakistan, 135 të vdekur nga tërmeti

Ka shkuar në 135 numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi pjesën perëndimore të Pakistanit në provincën e Belucistan.
Bilancin e ri e dha televizioni pakistanez Geo Tv, duke saktësuar se ka ende persona nën gërmadha.
Zona ku janë regjistruar dëmet më të mëdha është ajo e Ziarat, por gjithashtu edhe disa fshatra përreth janë tronditur fort duke shkaktuar shkatërrimin e shumë shtëpive dhe pallateve.
Sipas Zyrës Gjeologjike të qeverisë pakistaneze, epiqendra e tërmetit 6.2 ballësh ka qenë në malet e Chiltan.
Lëkundja e parë ka qenë pesë gradë dhe është ndjekur nga të tjera lëkundje më të fuqishme.
Lëvizjet sizmike priten edhe në orët në vazhdim.