E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, termeti, shkon ne 70 numri i viktimave

Ka shkuar ne 70 numri i viktimave te termetit qe ka rene naten e sotme ne Pakistan. Sipas CNN, i cili i referohet autoriteteve lokale 55 deri ne 60 persona jane plagosur.

Trupat e ndihmes se shpejt jane duke shkuar ne zonat e prekura per dhenien e ndihmes se pare. Mendohet qe persona te tjere te jene ne rrenojat e shtepive te shembura.

Epiqendra e termetit ka qene rreth 70 kilometra ne verilindje te qytetit Kueta.

Sipas Institutit amerikan te Gjeofizikes, lekundjet kane qene me nje intensitet 6.4 balle te shkalles Richter.

Banoret e Kuetes kane dale nga banesat nga frika per ndonje termet te dyte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›