E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau beben 1- vjeçare në Austri, arrestohet në Shqipëri

Ramiz K.

Një person i akuzuar përpara 13 viteve për vrasjen e një bebeje vetëm 1 vjeç në Austri, është arrestuar në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur sot policia e këtij vendi.

Ramiz K., për të cilin policia austriake thotë se është serb, por që mund të jetë shqiptar i Serbisë, e vrau fëmijën në vitin 1999 dhe që prej atëherë nuk u kap dot.

Ramiz K., që bashkëjetonte me një boshnjake, ishte vetëm me beben në shtëpi, kur e masakroi atë. Nëna e Mirelit të gjorë e dërgoi atë në spital me mbi 30 plagë të rënda në trup. Nëna fillimisht deklaroi se mund të kishte qenë aksident, por policia e prangosi atë. Kurse Ramiz K., u arratis po atë ditë.

Për shkak se nuk kishte gjurmë gishtash të regjistruara, kishte qenë e vështirë të arrestohej. Policia austriake e sheh këtë arrestim si një sukses të madh. Në Shqipëri ai jetonte në siguri dhe i qetë pasi kishte ndërruar edhe emrin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›