Javi Martinez e do Bayernin

Ersin Akan, i cili punon për Bahia Internacional, kompani e cila e përfaqëson mesfushorin e Athletic Bilbaos, Javi Martinez, ka zbuluar se përfaqësuesi spanjoll është i vendosur të kalojë në Bayern Munich këtë verë, por e ka pranuar se vlera e transferim mund të shkaktojë shumë pengesa.
“Ai dëshiron të shkojë në Bayern dhe Bayerni është ende i interesuar për ta transferuar. E di se ata e duan ende, por vlera e transferim është problem. Ai po pret të shohë se si po rrjedhin gjerat, por ai do të ishte i lumtur nëse realizohet ky transferim. Mendoj se mundësitë që ai të largohet janë 50 me 50”, theksoi Akan për Sport1.