E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Alkooli me ktheu ne vrases te rojes"

Rreshen- Dehja me alkool e ka kthyer ne vrases, ndersa vetem negociatat qe kane zgjatur pothuajse 24 ore, kane bere te mundur dorezimin e 35 vjecarit Gjin Lleshi, i akuzuar per vrasjen e Gjergj Ndreces, rojes se parkingut ne ambientet e ish-Frigoriferit ne Mirdite. Dy furgona te policise vendore kane hyre dje rreth ores 12:00 ne komisariat dhe nga mjeti ka zbritur i dyshuari nen pranga dhe masa te larta sigurie. Burime zyrtare thane se ai eshte vetedorezuar, nderkohe qe ka ndihmuar ne ndermjetesim edhe vellai i tij, qe eshte njekohesisht kryekomunar i Selites. Gjate marrjes ne pyetje Lleshi eshte shprehur se nuk ka kuptuar asgje se cfare ka bere ne momentin e pare dhe se ishte i dehur krejtesisht. Ne komisariat ai eshte mbajtur vetem 10 minuta, ndersa shefi i komisariatit, Dedan Gjetaj, e ka derguar menjehere drejt Lezhes.

Dorezimi

Menjehere pas ekzekutimit me dy plumba ne koke te babait te dy femijeve dhe tentatives se vrasjes se djalit 10 vjecar te viktimes, i dyshuari Gjin Lleshi eshte arratisur duke ndjekur drejtimin per nga zona e lindjes, Selite. Policia ka marre qe prej mbremjes se diel kontakte me familjaret dhe vellane e tij qe mban postin e kryetarit te komunes. Burime te policise thane se familjaret jane treguar te gatshem per te bashkepunuar dhe qe 35 vjecari te dorezohej. Lleshi kishte arritur te fshihej ne zonen e thelle te Mirdites, ndersa postblloqe te shumta policia ishin ngritur ne akset kryesore. Kontaktet telefonike nga te afermit mundesuan qe brenda dy oresh bisedime intensive, Lleshi te vetedorezohej pa kushte. Nje furgon policia ka mberritur ne qytezen e Kurbneshit, ku kane pritur te zbriste 35-vjecari nga Selita. Por eskortes se policise ne rrugen e kthimit i eshte dashur te kaloje fare prane vendit te ngjarjes dhe zones ku zhvillohej ceremonia mortore e Gjergj Ndreces. Sapo jane afruar, sirenat e makinave jane shuar dhe eshte rritur shpejtesia, pasi anash rruges ndodheshin te aferm te te ndjerit qe po pergatiteshin per te ngritur arkivolin, me qellim ceremonine mortore ne fshatin e lindjes, ne Vele te Rubikut.

Rrefimi

I dyshuari Gjin Lleshi eshte marre ne pyetje nga nje oficer gjyqesor i komisariatit te Mirdites. Ai ka thene se nuk kujtonte detaje nga ngjarja e nje dite me pare, por ka pranuar se viktima Ndreca mund te kishte vdekur nga plumbat e armes se tij. Ai ka kundershtuar te kishte planifikuar vrasjen apo se kishte konflikte me te ndjerin. "Une kam qene i dehur dhe nuk mbaj mend asgje. Ishte nje gjaknxehtesi e momentit. Jam penduar per ate qe kam bere, por kam qene aq i dehur sa nuk kontrollova dot veten", eshte shprehur Lleshi para oficerit. I pyetur nese ka tentuar te vrase femijen 10 vjecar te viktimes, sikurse kane rrefyer deshmitaret, 35-vjecari ka kundershtuar. Seanca e pyetjeve ka zgjatur vetem 10 minuta dhe i dyshuari eshte derguar menjehere per ne drejtorine e policise Lezhe.

Tentohet pajtimi, kundershtojne Ndrecajt

Familjaret e te dyshuarit per vrasjen, kerkojne pajtimin pas ngjarjes se rende. Persona afer te dy familjeve thane dje per gazeten se jane bere disa tentativa qe familja Ndreca dhe Lleshi te viheshin ne kontakte me qellim pajtimin dhe qe kjo ceshtje t'i lihej drejtesise ne dore. Negociatat dy oreshe mesohet se kane deshtuar pas kundershtimit te prere nga familja e viktimes dhe e nipave te tij, qe jane shprehur se daja i tyre, Gjergj Ndreca, ishte vrare ne pronen e tyre dhe ne vendin ku ishte punesuar prej tyre.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›