E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi për varësen, dënohet edhe për vjedhje

TIRANË- Vetëm dy javë më parë, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vjet burg për grabitje Aldo Hoxhën. 30-vjeçari gjendet aktualishtnë qeli për akuzën evrasjes së Fatbardha Tafës e cila mbeti viktimë e grabitjes me dhunë në zonën e fushës së Aviacionit. Gjykata e Tiranës ndërkohë e ka dënuar Hoxhën për një tjetër grabitje, konkretisht të një automjeti "Citroen C4", në prill të këtij viti. Hoxha është shprehur i penduar në gjyq dhe ka përfituar uljen e 1/3 të dënimit. "GSH" po boton vendimin e plotë të gjykatës së Tiranës.

Nga vendimi i gjykatës mësohet se në datë 16.04.2012 i pandehuri Aldo Hoxha, ka vajtur tek Dogana e Tiranës. I pandehuri Aldo Hoxha ka parë që shtetasi Besnik Bitri ka marrë një makinë me qira, të cilën e ka parkuar përpara banesës së shtetasit Aziz Murati. Makina ka qenë e tipit 'Citroen C4' me targë AA 765 CX, dhe ishte marrë me qira tek shoqëria 'Alfationa' me administrator shtetasin Albert Bajraktari. Hoxha është futur pa zhurmë në banesën e shtetasit Besnik Bitri që ndodhet afër banesës së shtetasit Aziz Murati ( daja i tij) dhe pasi i ka vjedhur pantallonat ku ndodhej çelësi i makinës, ai pa zhurmë ka dalë jashtë nga banesa ku ishte parkuar makina, dhe pasi e ka hapur me anë të çelësit është larguar së bashku me automjetin në drejtim të Kamzës duke vazhduar rrugën drejt fshatit Nikel të Rrethit Krujë.

Hoxha, në mënyrë që të mos identifikohej nëpërmjet targave të automjetit i ka hequr targat dhe i ka lënë në sediljen e pasme të mjetit. Mjeti tip 'Citroen C4' i vjedhur nga shtetasi 

Aldo Hoxha është blerë në date 03.02.2012 nga shoqëria 'Albfationa' sh.p.k dhe sipas faturës tatimore 07 vlera e mjetit është 240 000 lekë. Ndërkohë, kapja e Hoxhës dhe sekuestrimi I mjetit është bërë na forcat e Komisariatit numër 6.
(Vendimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›