Kushti për Nikoliçin kryenegociator: Mos tako Thaçin
Ivica Daçiç ka më shumë gjasa të jetë kryenegociatori i ri në bisedimet Prishtinë-Beograd. Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç në një intervistë televizive për B92, ka bërë me dije se të hënën do të takohet me qeverinë ku do të propozojë kryeministrin për ta udhëhequr ekipin negociator.
Kreu i shtetit serb ka theksuar se Nikolliç do të marrë pjesë në bisedime, me kushtin që “të mos bisedojë” me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
P[residenti Nikolliç ka thënë se Serbia nuk ka diplomaci të fshehtë, duke bërë të qarta dy qëndrimet kryesore politike të Serbisë: hyrjen në BE dhe mosnjohjen e Kosovës.
Ai ka shprehur shpresën se Serbisë nuk do i paraqiten kushte nga ana e BE-së, siç është njohja e Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)