Interi fiton në derbi, Milani në krizë totale
TIRANE-Derbi numër 179 i Madoninas i ka shkuar Interit, që mbrëmë ka zhytur në një krizë totale Milanin. Në "San Siro", fitorja u ka shkuar zikaltërve të Stramaçonit, që edhe pse kanë luajtur një pjesë të madhe të kohës me 10 vetë, kanë ditur të marrin tri pikët ndaj "armiqve" të përjetshëm.
Gjithçka është vendosur nga një gol i Valter Samuel me kokë në minutën e 4-t, ndërsa Milani megjithë përpjekjet e shumta, nuk ka arritur të shënojë dot të paktën njëherë. Derbi ka dhuruar emocione të shumta për shkak edhe të rëndësisë së tij, por në fakt loja nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e dy skuadrave që ishin në fushë. Në startin e pjesës së dytë Interi mbeti me 10 vetë, pasi arbitri Valeri ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Juto Nagatomon. Megjithë epërsinë numerike, Milani nuk ka mundur për asnjë moment të rrezikonte seriozisht portën e Handanoviç, duke "ngecur" në murin e zikaltërve. Një konfirmim i krizës që po kalon ky ekip pas shitjes së yjeve si Ibrahimoviç e Tiago Silva, por edhe për faktin se skuadra nuk ka për asnjë moment një lojë të rrjedhshme. Emanuelson, Boateng, Montolivo e De Jong duket se bëjnë më shumë detyra mbrojtëse, sesa të nxjerrin sulmuesit para portës kundërshtare. Me fitoren e mbrëmshme Interi ruan vendin e tretë, 4 pikë pas dyshes Juventus e Napoli. Ky i fundit arriti të fitonte qetësisht ndeshjen e tij ndaj Udinezes, falë golave të Hamshik e Pandev në pjesën e parë.
Për friulianët shkurtoi përkohësisht diferencën Pinci. Napoletanët konfirmohen kështu si skuadra anti-Juve e këtij sezoni, duke mos njohur asnjë humbje dhe duke marrë 6 fitore e një barazim në shtatë ndeshjet e para.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)