Vrasësit e 8-vjecarit: Do vidhnim kanarinën, s’donim të vrisnim
VLORE-'Do vidhnim vetëm zogun. S’do vrisnim njeri”, kanë qenë këto deklaratat e dy autorëve të vrasjes gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Vlorës. Brenda një kohe shumë të shkurtër policia ka prangosur dy personat të cilët vranë 8-vjeçarin Jurgen Lukaj duke zbardhur kështu motivin dhe kronologjinë e ngjarjes.
Pas dëshmive të të shoqëruarve të ndryshëm, pjesë e kontingjentit kriminal të qytetit, si autor vjedhjesh në zonë dolën emrat e dy personave të sipërpërmendur. Pasi është bërë shoqërimi i tyre, gjatë marrjes në pyetje një prej tyre shpërtheu në lot duke treguar se kishte qenë pikërisht ai së bashku me shokun e tij që ka kryer vrasjen. Më pas edhe autori tjetër e ka pranuar autorësinë, duke rrëfyer edhe ngjarjen. “Kur hipëm në mur për të vjedhur dëgjuam një burrë që na foli dhe na shau. Aty qëlluam thjesht për ta frikësuar dhe ikëm. Nuk kishim qëllim të vrisnim askënd aq më tepër një fëmijë. Nuk donim të vrisnim njeri”.
“Po shikonim në lagje se çfarë mund të merrnim në shtëpitë që kishin lehtësi për të hyrë. Te një shtëpi pamë një motor të vogël, ndërsa te tjetra një kafaz me kanarinë a nuk e di çfarë zogu ishte. Do vidhnim vetëm zogun. S’do vrisnim njeri”.
(Lajmi i plote ne Gazeta Shqiptare)
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, vritet me plumb në kokë 8-vjeçari, pranga autorëve