E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjarët e policëve të vrarë

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të dy efektivave të policisë Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës të cilët u vranë ditën e djeshme në krye të detyrës. Në një deklaratë në faqen zyrtare të kryeministrisë Kryeministri Berisha duke i shprehur ngushëllimet familjarëve shprehet se "rënia e tyre me nder, në krye të detyrës, në mbrojte të jetës, sigurisë dhe rendit të qytetarëve shqiptarë, është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen tuaj të nderuar, por për të gjithë Policinë e Shtetit, Kukësin dhe mbarë Shqipërinë". Gjithashtu në letrën e ngushëllimit Berisha shprehet se shkaktari i kësaj ngjarjeje do të marrë ndëshkim shembullor dhe të merituar, për aktin e tij makabër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›