E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja aksidentale qellohet me ciften e babait 6-vjecarja

Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje pasdite banorët e Fushë-Kuqes në Kurbin. Një vogëlushe 6-vjeçare ka humbur jetën, pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga motra e saj 8-vjeçare. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se gjithçka ka nisur si një lojë e fëmijëve me çiften e gjahut të babait të tyre, të cilën duket se e kanë marrë pa i parë askush në shtëpi. Fëmijët kanë qenë duke luajtur me armën brenda në banesë, ndërsa pak çaste më vonë prindërit kanë dëgjuar një krismë dhe më pas kanë gjetur pa jetë vogëlushen 6-vjeçare. Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë në lidhje me rrethanat e ngjarjes së rëndë. Për këtë ngjarje është shoqëruar babai i dy motrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›