E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 21-vjecarit plagosi me thike shokun adoleshent

Shkodër

Një 21-vjeçar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar dje nga policia për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Jetmir Bylykbashi, banues në lagjen “Manush Alimani” të qytetit Shkodrës, ka masakruar dy ditë më parë me thikë 19-vjeçarin Brian F., banues në lagjen “Daniel Matlia”. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes dy të rinjve. Në debat e sipër, Bylykbashi ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë të riun. Më pas, Bylykbashi është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në kërkim të tij dhe ka arritur ta arrestojë pas disa orësh kërkim. Sipas të dhënave zyrtare, policia ka arritur dhe në shtëpinë e tij, ku nga kontrolli është gjetur dhe një automatik. 19-vjeçari është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›