Vrasja dhe djegia e një 18-vjeçari 4 vjet më parë, arrestohen vëllai dhe xhaxhai i viktimës
Share
Policia e Lushnjës ka mundur që të zbulojë vrasjen e një 18-vjeçari katër vjet më parë. Taulant Hamzai, sipas policisë, është vrarë nga vëllai dhe xhaxhai i vet.
Për këtë arsye, policia ka vënë në pranga Zabit dhe Myslym Hamzai, përkatësisht 59 dhe 32 vjeç, përkatësisht vëllai dhe xhaxhai i viktimës.
Sipas policisë së Lushnjes, të arrestuarit akuzohen se kanë vrarë me mjete të forta 18-vjeçarin Taulant Hamzai dhe më pas kanë djegur trupin e tij. Krimi i rëndë ka ndodhur në 7 gusht të 2008-ës, në fshatin Grabian të Lushnjës.
Policia nuk ka bërë me dije arsyet e vrasjes macabre, duke u mjaftuar vetëm me motivin e zakonshëm tashmë, për arsye të dobëta.