Vrasja e 10-vjecarit, shtyhet procesi
Aleksander Ndoja
Gjykata e Rrethit te Dibres ka rikthyer dje per hetim ceshtjen ne ngarkim te Shpetim Zizes, i akuzuar per perdhunimin dhe vrasjen e 10-vjecarit Bekim Cenga. Togat e zeza i kane konsideruar "te pamjaftueshme" provat ne ngarkim te 19-vjecarit, duke mbyllur seancen gjyqesore ne pak minuta. Gjashte muaj pas ngjarjes se rende, e cila tronditi gjithe opinionin ne Shqiperi, Prokuroria e Dibres ka cuar para gjykates Shpetim Zizen, nga lagjja "Kamen" e Peshkopise. I riu eshte derguar ne gjykate nen masa shume te rrepta sigurie. Por gatishmeri e forcave policore brenda dhe jashte ambienteve te gjykates ka zgjatur vetem pak minuta, pasi eshte pare se furgoni i policise ka dale serish me te shpejte nga gjykata dhe eshte stacionuar brenda godines se Drejtorise se Policise se Qarkut Diber. Burime nga Gjykata e Rrethit te Dibres bene te ditur dje se, qe ne seancen e pare per gjykimin e kesaj ngjarje, trupi gjykues ka hedhur poshte punen e deritashme te prokurorise per hetimin dhe grumbullimin e provave rreth kesaj ngjarjeje te rende. Keshtu, sapo gjyqtari eshte njohur me provat dhe faktet e paraqitura nga prokurori, ai ka vendosur shtyrjen e vijimit te procesit gjyqesor deri kur prokuroria te sjelle prova te mjaftueshme qe implikojne autorin e krimit Shpetim Ziza. Prova me e rendesishme e sjelle nga akuza eshte vete rrefimi i te pandehurit, i cili ka pranuar krimin, duke rrefyer edhe detaje. Gjithashtu, ka qene 19-vjecari qe i ka treguar policise vendin ku ndodhej kufoma, e cila u gjet pikerisht ne ate pozicion sic ishte pershkruar nga personi qe mori persiper autoresine e krimit. Por nga menyra se si Ziza ka rrefyer ngjarjen, duke qeshur dhe pa treguar asnje shenje pendese e kane cuar gjykaten ne perfundimin se theniet e tij jane nen efektin e papergjegjshmerise mendore, ndaj duket fakte per ta dokumentuar si te mireqene rrefimin e Zizes. Gjate marrjes ne pyetje, Shpetim Ziza, i veteshpallur autori i ketij krimi te rralle dhe mjaft te rende, si ne momentin e ndalimit, por edhe gjate hetimit, eshte shfaqur si nje njeri me deficensa te theksuara mendore. Kjo ka bere qe prinderit e tij, por edhe te vogelushit te vrare, Bekim Cenga, te hedhin dyshime se Ziza mund te kete qene i shoqeruar, apo i shtyre nga persona te tjere per realizimin e krimit. Por, gjate hetimeve te saj, prokuroria dibrane nuk ka mundur qe te provoje apo te siguroje prova per perfshirje te personave te tjere ne kete ngjarje. Gjithsesi, vendimi i djeshem i gjykates detyron prokurorine te rihetoje ngjarjen.
Ziza, dy here i liruar
I akuzuari per perdhunimin dhe vrasjen e Bekim Cenges eshte liruar dy here nga Gjykata e Rrethit te Dibres. Ne maj te vitit 2006, Shpetim Ziza eshte perballur me togat e zeza nen akuzat e "armembajtjes pa leje" dhe "prishjes se qetesise publike", por ai u lirua dy muaj me vone, si i semure mendor. Ne gusht te po atij viti, Ziza akuzohet per "armembajtje pa leje", "prishje te qetesise publike" dhe "kanosje me arme". Serish lirohet, pasi pushohen akuzat. Nje vit me vone, ai akuzohet per ngjarjen qe tronditi opinionin publik, duke hedhur edhe hije dyshimi mbi togat e zeza.
Krimi qe tronditi opinionin
Krimi qe tronditi opinionin publik u konsumua mbremjen e 23 tetorit te vitit te kaluar. Trupi pa jete i Bekim Cenges u gjet kater dite me vone ne shtratin e nje perroi, jo larg nga pallati ku banon familja e tij. Ekspertet thane qe ne momentin e pare se vogelushi ishte perdhunuar perpara se te mbytej me nje lidhese kepucesh. I dyshuari i pare per krimin e shemtuar ishte Shpetim Ziza, personi qe kishte drejtuar uniformat blu ne gjetjen e kufomes. Qe diten e pare, ai pranoi autoresine e krimit, duke rrefyer edhe detaje. Ai tha se e kishte mashtruar vogelushin, duke e terhequr larg baneses, ku edhe e kishte perdhunuar, ndersa femija ishte pa ndjenja. 19-vjecari tregonte duke qeshur se si femija i lutej qe te mos e vriste, ndersa ai e goditi ne koke e pastaj e mbyti me lidhesen e kepuceve. Pas ngjarjes, familja Ziza u shperngul nga pallati ku banonte se bashku me familjen Cenga, nga frika e nje hakmarrjeje te mundshme.