E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncoi punonjesit, pezullohet kreu i pronave

Drejtori i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Elbasan eshte pezulluar nga detyra. Burime nga ky institucion bejne te ditur se Zyra e Pergjithshme e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka pezulluar drejtorin e komanduar, Agron Mino, pas konflikteve qe shperthyen ne kete zyre mes tij dhe nepunesve per ceshtjen e shqyrtimit te dosjeve. Disa kohe me pare, Mino denoncoi punonjesit e tij per neglizhence me dosjet e pronave ne Elbasan. Sipas drejtorit te pezulluar, ne zyren Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Elbasan kane mbetur pa shqyrtuar 662 dosje. "Sipas ligjit, zyra duhet te ktheje pergjigje brenda 3 muajve, por deri me tani kjo zyre nuk ka funksionuar si duhet dhe pergjegjesia bie mbi nepunesit dhe ish-drejtorin e meparshem. Mjafton te permendim dosjet e myftinise se Elbasanit, te cilat duhet te kishin marre pergjigje me kohe, pasi kane disa muaj qe jane depozituar ne zyren tone. Pretendimet e ketij institucioni dhe mjaft shtetasve te tjere jane te drejta, ndaj eshte e domosdoshme qe te nise sa me pare puna per shqyrtimin e dosjeve". Pak kohe me pare ish-drejtori Eduart Papamihali dhe doreheqjen pas situates se krijuar me dosjet e kthimit te pronave ne Elbasan. Por gjendja u veshtiresia me teper ne kete zyre pas konflikteve mes nepunesve dhe drejtuesve te saj. Pronaret e Elbasanit humben edhe te drejten per kompensim, duke akuzuar neglizhencen, apatine dhe burokratizmin qe kane mberthyer zyren e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Elbasan.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›