Vrasja e 16-vjeçares në Greqi, gjyshi: Jemi të shokuar
KORÇE - Familjarët e 16-vjeçares Kristiana Miçani, e cila u gjet e masakruar dhe e dekompozuar në një zonë rurale në Lagada të Selanikut, janë shokuar nga ngjarja e rëndë, të cilën e mësuan nga mediat.
Gjyshi i vajzës Hekuran Halili tregon se Kristiana jetonte me të atin dhe motrën në Greqi, pas divorcit të prindërve të saj.
Halili rrëfen se 16-vjeçarja ishte larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me babanë e saj, me të cilin grindej shpesh, kryesisht për arsye ekonomike.
Gjyshi i vajzës deklaroi se ishte në dijeni që mbesa e tij kishte lidhje dashurie me një djalë shqiptar në Greqi, por theksoi se nuk e di nëse bëhet fjalë për 15-vjeçarin që u gjet i pajetë bashkë me të.
Hekuran Halili përjashtoi çdo mundësi që ngjarja të ketë lidhje me të atin e vajzës, pasi ai nuk kishte konflikte me asnjeri.
16-vjeçarja Kristiana Miçani nga fshati Drenove i Korcës dhe një djalë rreth 15 vjeç u gjetën të pajetë sot në një zonë rurale në Lagada të Selanikut.
Pas hetimeve të para, policia greke bëri të ditur se dy të rinjtë kanë vdekur të goditur egërsisht me mjete të forta.
Dy të rinjtë ishin raportuar të zhdukur nga të afërmit e tyre, rreth një muaj më parë.
(er.nu/BalkanWeb)