“Ftesë” nga burgu për anëtarët e KQZ
Në një artikull të botuar te “Gazeta Shqiptare” aty nga fundi i majit që shkoi, i cili titullohej “Ai që po mbytet mbyt edhe të tjerë”, protagonistë qenë edhe ata, sidomos anëtarët “e mbetur” të KQZ, që gjatë këtij procesi zgjedhor po kryenin një sërë shkeljesh administrative dhe penale, për të ndihmuar besnikërisht kryeministrin Berisha të mos linte pushtetin e vet të mbajtur me dhunë prej tij. Në përfundim të atij artikulli i lejoja vetes për të bërë një sqarim, sipas të cilit, pas zgjedhjeve parlamentare që populli me votën e tij të lirë do ta përmbyste nga pushteti Sali Berishën dhe partinë e tij me aleatët tradicionalë, kultura e ndëshkimit do të duhej të fillonte pikërisht me dënimin penal të atyre protagonistëve.
Tani, me sa kuptohet po afron më shumë se kurrë koha për ta mbështetur sqarimin e mësipërm, duke filluar që nga ndëshkimi i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët edhe pasi rezultatet e votimit të 23 qershorit treguan një diferencë të madhe votash midis dy koalicioneve me subjekte elektorale të shumta, anëtarët “e mbetur” të institucionit kryesor të administrimit zgjedhor - nën ndikimin e presionit politik të partisë që i ka zgjedhur në atë detyrë - po cenojnë rëndë me veprimet e tyre arbitrare procesin zgjedhor, për të tentuar minimalizimin e humbjes së thellë të Sali Berishës dhe klanit të tij, si edhe për ta zgjatur sa më shumë tranzicionin e dorëzimit të pushtetit politik në duart e fituesve të këtyre zgjedhjeve. Çka do të thotë, gjithashtu, për të vënë në dyshim akordimin Shqipërisë në fund të këtij viti të statusit zyrtar të Shtetit kandidat për në Bashkimin Europian.
Këtë tentativë e zbuloi qartazi disa herë ditët e fundit edhe vetë Sali Berisha, duke deklaruar me piskamë ulëritëse, se nuk do ta njohë pushtetin e së majtës pa u bërë transparenca e të gjithë procesit, për të numëruar çdo votë në të gjithë vendin; më tej akoma, nuk do ta njohë kurrë mazhorancën e re që fitoi pushtetin me ndihmën e karteleve të krimit dhe të drogës. Ndërkohë që shumëkujt i lind e drejta ta pyesë: A nuk qëndronte pikërisht ai për dy mandate katërvjeçare rresht në majat e shtetit me të gjitha mundësitë apo kapacitetet për t’i zbuluar, ndëshkuar dhe eliminuar me kohë këto kartele? A nuk ishte qeveria e tij, ajo që kishte detyrën dhe mbante përgjegjësi të plotë për organizimin e këtyre zgjedhjeve? A nuk qe ky kryeministër që deri para ditës së votimit u përbetohej ndërkombëtarëve, se nuk do t’i kontestonte rezultatet e këtyre zgjedhjeve, dhe pas 23 qershorit e pranoi publikisht humbjen me dhënien e dorëheqjes (qoftë edhe në mënyrë hipokrite) nga kreu i Partisë Demokratike? “E pranove rezultatin, kur KQZ ende nuk e kishte certifikuar” – kërkon të shfajësohet tani Sali Berisha, duke përgatitur (me sa kuptohet) të krijojë me mbështetësit e tij një klimë të ashpër politike deri në trazira të dhunshme, fundi mjeran dhe i shpejtë i të cilave dihet fare mirë, duke implikuar njëherazi edhe qëndrimet antiligjore të anëtarëve “të mbetur” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pa e shtrirë vështrimin në të gjitha etapat e këtij procesi, ku këta anëtarë “të mbetur” të KQZ kanë shkelur haptazi dhe me konsekuencë betimin e bërë me rastin e marrjes së detyrës, sipas të cilit gjatë ushtrimit të funksioneve do të tregonin paanshmëri dhe profesionalizëm, le të shohim qoftë edhe shkurtimisht thelbin e disa vendimeve të marra së fundi në tryezën ovale të këtij institucioni qendror dhe pasojat juridike që do të duhej të binin mbi ata që e kanë futur procesin në hulli të rrezikshme. Është fjala për rinumërimin e votave të të gjitha kutive të mbarë qarqeve të Lezhës dhe të Shkodrës, për “parregullsitë” e të cilave asnjë subjekt zgjedhor dhe askush prej komisionerëve vendorë nuk i kishte shprehur Tiranës më parë ankime apo dyshime. Konkretisht, vendimet e KQZ më 19 korrik 2013 për rinumërim në të gjitha zonat zgjedhore të qarqeve të Lezhës dhe të Shkodrës u tha që mbështeteshin në nenin 124/6 të Kodit, sipas të cilit: “Gjatë shqyrtimit të ankesave administrative, KQZ shqyrton të gjithë problematikën e tyre, përfshirë edhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qendra të caktuara votimi, por nuk kufizohet në objektin e ankimit administrativ të paraqitur nga subjekti zgjedhor”. Sipas kësaj dispozite, vërtet sigurohet hetimi që mund të bëjë KQZ, por ama në përputhje me ca rregulla specifike të përcaktuara në disa nene të tjera, rregulla këto midis të cilave mund të përmenden ato për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të caktuara, ashtu sikurse janë parashikuar në nenin 138/3 të Kodit Zgjedhor. Le të kujtojmë këtu thënien: Lex specialis derogat generali (Ligji i veçantë zëvendëson atë të përgjithshëm).
Jashtë kornizës së këtyre rregullave, KQZ nuk mund të kryejë hetim. Pra, ky institucion mund të hetojë mbi të gjithë problematikën e një zone zgjedhore nëse: a)ekziston një problem i vërejtur dhe i regjistruar në procesverbalin e administratës së nivelit të dytë dhe të tretë; b)nuk ka “vota të sigurta”, që në kuptim në nenit 138/3 janë konsideruar të kontestuara. Në fakt, një pozicioni të tillë i është përmbajtur KQZ në rastet e 36 ankesave të tjera dërguar këtij Komisioni, si për shembull asaj të LSI për Kukësin, asaj të kandidatit të pavarur Dritan Prifti për Fierin etj. Që këtej dilet në përfundimin, se KQZ gjatë shqyrtimit administrativ të rasteve me të njëjtin objekt apo fakte është shprehur me qëndrime të ndryshme, duke përdorur standard të dyfishtë. Më tej, sipas argumenteve të paraqitura nga anëtarët e KQZ, pas rinumërimit të votave në 10 vendvotime u vu re që votat pro subjekteve zgjedhore nuk qenë paraqitur saktësisht në procesverbalet e 5 prej këtyre QV–ve. Në këtë rast ishte e ligjshme që KQZ–ja, duke u mbështetur në nenin 138/3 të Kodit Zgjedhor të bënte rinumërimin e votave për të nxjerrë rezultatin në një ZAZ (në mos gaboj, me numër 15), por duke pasur parasysh, që: a)ato të 10 vendvotimeve të kësaj ZAZ–je ishin përcaktuar si vota të sigurta; b)të mos bazohej në tabelën përmbledhëse të rezultateve të së njëjtës ZAZ, ngaqë ajo ishte korrigjuar; c)të mos administroheshin të tëra tabelat origjinale për këto 10 qendra votimi; ç)të mos përdoreshin për rezultat përfundimtar të dhënat e sistemit elektronik të KQZ, ngaqë kjo mënyrë nuk parashikohet nga Kodi.
Problemet e vërejtura gjatë rinumërimit vetëm për 5 qendra votimi në Lezhë dihej që nuk ishte e drejtë të përgjithësoheshin abuzivisht nga anëtarët “e mbetur” të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në shkelje të legjislacionit elektoral. Mirëpo ngrihet, përveç të tjerëve, një nga këta anëtarë, Klement Zguri, i nxjerrë në skenën e administrimit zgjedhor nga një kthinë e errët e rekuizitës së aktorëve rezervë të kësaj fushe, një herë me siglën e Ballit Kombëtar, së fundmi me atë të Partisë Republikane etj., por gjithnjë me zërin e suflerëve të Partisë Demokratike, i cili për të justifikuar marrjen e një vendimi antiligjor shfryn “lot” nga flegrat e hundës, duke kërkuar që të hapen kutitë e votimit për verifikim në të gjithë qarkun e Lezhës. Sepse, sipas tij: “Situata pas hapjes së kutive për Lezhën ishte dramatike, kishte një disbalancim të procesverbaleve me numrin e votuesve dhe kjo tregon që sistemi i numërimit të votave nuk ka funksionuar”(?). Dhe kur gjatë rinumërimit për qarkun e Lezhës po vërtetohej, se mali i kutive i mbarsur demek me hamendjet dhe dyshimet e këtij aktori, Zguri këput një tjetër mufkë impresionuese: “Për KQZ nuk ka rëndësi nëse rinumërimi në Lezhë do të sjellë ndryshim rezultati. Kjo mund të jetë ngacmuese për subjektet zgjedhore apo për opinionin publik, ndërsa për Komisionin, sfida lidhet me standardet dhe me përputhshmërinë mes rezultatit përfundimtar dhe vullnetit të zgjedhësve. Në rast se fiton këtë sfidë, KQZ ka bërë gjithçka”(?). Paska harruar ky t’i kërkojë standardet pikërisht te Kodi Zgjedhor (ndryshimet e të cilit u miratuan një vit më parë me konsensus të përgjithshëm në Kuvendin e Shqipërisë) dhe te implementimi profesional, me paanshmëri. Epo, të gjithë pupacët ngulen në vitrinë, për të ekspozuar mallin e të zotit të dyqanit dhe të askujt tjetër!
Sidoqoftë, edhe gjatë këtij shqyrtimi administrativ KQZ ka veproi në shkelje të nenit 132/2 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, kur disa ankesa administrative janë dorëzuar në KQZ, për të njëjtën zonë zgjedhore dhe kur të paktën njëra prej tyre kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në një ose më shumë qendra votimi, në përputhje me nenin 160 të këtij Kodi, KQZ duhej të shqyrtonte kërkesën e parë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këto qendra votimi. Mirë, por si veproi KQZ kur përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan në mbledhjen e KQZ pavlefshmëri dhe përsëritjen e votimit në qarkun e Lezhës? Anëtarët “e mbetur” të institucionit kryesor të administrimit zgjedhor nuk e filluan fare hetimin administrativ. Megjithatë, vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, për t’i dhënë OK kërkesës së Partisë Socialiste, që me ankimin e saj, dorëzuar të shtunën pasdite kërkonte pavlefshmëri të procesit të rinumërimit. Edhe vendimi tjetër që pritet të merret nesër nga Kolegji Zgjedhor, me objekt çështjen e rinumërimit në qarkun e Shkodrës, me gjasë do të shfuqizojë tërësisht gjithashtu vendimin e KQZ për këtë çështje.
Duke mos u zgjatur në momente të tjera të paligjshmërisë së vendimeve të KQZ, si për qarkun e Lezhës, ashtu edhe për atë të Shkodrës (të mos harrojmë që, veç të tjerash, ato janë miratuar pa kuorumin e nevojshëm dhe votat e domosdoshme të kërkuara prej Kodit), edhe kaq sa u tha më lart ndoshta është e mjaftueshme për të treguar përfshirjen, individualisht dhe në bashkëpunim, të anëtarëve “të mbetur” të këtij institucioni në një krim elektoral, që i tejkalon përmasat e atyre të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Vepra penale që kanë konsumuar dhe vazhdojnë ta konsumojnë këta funksionarë publikë ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës, në shkelje të betimit të tyre bërë faqe të gjithëve, botërisht, si edhe në shkelje me vullnet të plotë të një prej ligjeve më të rëndësishme, që listohen në nenin 81 të Kushtetutës së Shqipërisë, pra të Kodit Zgjedhor që rregullon marrëdhëniet në këtë fushë. Atëherë, si përcaktohet kjo vepër? Për t’i dhënë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje, le t’i referohemi përmbajtjes së nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në të cilin lexojmë: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë”. Në dijeninë time, Gjykata Kushtetuese me një vendim të para disa muajve ka shfuqizuar dënimin civil plotësues, pa prekur atë penal.
Nejse, sikurse shihet, kjo dispozitë nuk kërkon detyrimisht pasojën e rëndë si kusht për ekzistencën e anës objektive të saj. Mjafton që nga veprimet ose mosveprimet e kundërligjshme, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës nga ana e një personi me funksion publik të jenë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe personave të tjerë juridikë dhe kështu krimi i shpërdorimit të detyrës mund të konsiderohet i kryer. Ndërkohë është e rëndësishme të kuptohet në rastin e temës së këtij artikulli, se shpërdorimi i detyrës nuk konkurron me krimin e falsifikimit, me atë vjedhjes etj, që parashikohen në dispozita të tjera të Kodit Penal. Sikurse lexohet, kushti i vendosur në përmbajtjen e nenit 248 “nëse nuk përbën vepër tjetër penale”, vepra cilësohet si “shpërdorim detyre” në rastet kur veprimet ose mosveprimet e funksionarit publik nuk formojnë elementët e një vepre tjetër penale specifike. Por, nëse këta elementët e fundit ekzistojnë, pavarësisht prej atyre të shpërdorimit të detyrës, të dyja veprat konkurrojnë.
Gjithashtu, na duhet të theksojmë, se ku duhet ta kërkojmë “kufirin” ndarës midis “shpërdorimit të detyrës” dhe “kundërvajtjes administrative”. Duke iu referuar edhe teksteve të së drejtës administrative, ai gjendet veçanërisht në dy drejtime: a)te rrezikshmëria shoqërore; b)te fakti nëse është shkelur një ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të ligjit, apo një akt administrativ i çfarëdoshëm. Në këto situata, shpërdorimi i detyrës nga anëtarët “e mbetur” të KQZ është i dukshëm, madje edhe nëse do të nënvleftësohej përgjegjësia e tyre për dështimin e plotë të dy procedurave elektronike, për të cilat u transferuan nga buxheti i shtetit mbi dy milionë euro në adresë të një kompanie spanjolle. Prandaj, nuk mund të konsiderohen të paarsyeshëm zërat për mundësinë e fillimit së shpejti të ndjekjes penale të këtyre funksionarëve, në një kohë që shtrohet si një nga detyrat imperative të qeverisjes së re, instalimi sa më parë në Shqipëri i shtetit të së drejtës, i sundimit të ligjit, përpara të cilit të gjithë duhet të jenë të barabartë.