E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi taksistin, ndalohet 20-vjeçari nga Elbasani

Burime të Policisë bënë të ditur se është vënë nën pranga 20-vjeçari Aleksandër Mema. Ndalimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme ka kërcënuar me armë zjarri shoferin e taksisë, shtetasin S.A, 55 vjeç, duke i vjedhur mjetin tip “Benz” taksi tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Sarës.

Sipas policisë, 20-vjeçari i ka kërkuar shoferit të taksisë që ta dërgonte diku dhe më pas e ka urdhëruar të zbriste nga automjeti.

Mësohet se autori është larguar së bashku me mjetin, por nuk ka mundur dot të largohej për në destinacionin që mund të kishte, pasi u ndalua nga policia e Elbasanit, së bashku me mjetin.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-25 12:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›