Durrës, ndalohet banda e fëmijëve vjedhës

Mes të ndaluarve është edhe një vajzë.
Burime zyrtare nga Policia e qarkut bënë të ditur të shtunën se 12-vjeçarja me iniciale R.S, e ndihmuar nga 3 bashkëmoshatarët e saj, që kanë tërhequr vëmendjen e punonjëses duke thyer tabelën e reklamës jashtë lokalit, ka vjedhur nga kasa 313 mijë lekë dhe 775 euro.
Nga të njëjtat burime mësohet se të miturit janë nga Tirana dhe kanë përvetësuar thuajse në të njëjtën mënyrë në disa lokale shërbimi në Durrës.
“Pasi tërheqin vëmendjen e punonjësve që dalin jashtë, njëri prej bashkëpunëtorëve të vegjël grabit paratë që ndodhen në kasë”, thanë burimet, të cilat kërkojnë më shumë kujdes nga pronarët në menaxhimin e lokaleve të tyre.
/Start/E.B/
2012-02-25 14:52